5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNesër stuhi, reshje dhe përmbytje/ Ndalohen mjetet e vogla të lundrimit dhe...

Nesër stuhi, reshje dhe përmbytje/ Ndalohen mjetet e vogla të lundrimit dhe peshkimit

Dita e nesërme parashikohet me reshje intensive shiu, rrebeshe dhe përmbytje në zonat veriperëndimore të vendit.

 

Ashtu sikurse paralajmëroi edhe meteorologia Tanja Porja gjatë ditës së nesërme do të kemi edhe stuhi detare.

 

Nisur nga ky parashikim kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar se për shkak të përkeqësimit të motit do të ndalohet nisja e mjeteve të vogla të lundrimit dhe mjeteve të peshkimit duke filluara nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme.

 

Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Njoftim i Portit Vlorë

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 03-04.10.2024 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 03-04.10.2024 duke filluar nga ora 02:00 datë 03.10.2024 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE, në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 20-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.TË NDALOHET PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 22:00 DATË 02.10.2024.

2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

 4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 04.10.2024. 

 

LEXO EDHE: Si të mbrohemi financiarisht nga fatkeqësitë natyrore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat