Ditën e nesërme, Shqipëria do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa perëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve.
Moti do të jetë fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht do të kemi zhvillim të vranësirave mesatare deri të dendura.
Vranësirat në orët e mesditës dhe pasdites do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vijën bregdetare.
Në intervale të shkurtra kohore do të kemi rrebeshe të shpejta dhe shtrëngata me shkarkesa elektrike dhe breshër, këto të fundit, përqëndruar kryesisht në relievet malore në veri si dhe pjesën lindore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim veri-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera –herës fiton shpejtësi deri 10m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- Në zonat malore 18°C deri 33°C
- Në zonat e ulëta 20°C deri 36°C
- Në zonat bregdetare 23°C deri 35 °C