14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNesër, dita më e nxehtë

Nesër, dita më e nxehtë

Pas më shumë se dy javësh nën efektin e temperaturave shumë të larta, vala e të nxehtit do tërhiqet këtë të mërkurë nga Shqipëria.

Dita e fundit e kësaj vale, e marta pritet të jetë më e nxehta. Sipas meteorologëve mundësitë për të tejkaluar maksimumin e arritur më 21 Korrik në Elbasan prej 43.2 gradësh janë të larta.

“Nesër është edhe kulmi i tretë i valës. Parashikohet që në zona të izoluara në qarqet Elbasan, Berat të regjistrohet  temperatura 43  gradë”, shprehet meteorologia Porja.

Meteorologët parashikojnë se nga e mërkura do ketë rënie drastike të temperaturave me 6-7 gradë dhe rikthim të momenteve të pakta me pika shiu.

“Dita e mërkurë do të jetë me maksimalet jo më shumë se 36 gradë Celsius, pra kemi një tërheqje  dhe freskimi do të jetë i menjëhershëm”.

Me tërheqjen e temperaturave përvëluese, problematike do jetë era, që do rrezikojë përhapjen e flakëve në vatrat e aktivizuara në Fier dhe Vlorë.

“Parashikoj që të martën, të mërkurën dhe të paktën deri në ditën e premte të fryjë një erë mesatare  dhe në momente të veçanta edhe e fortë duke sjellë probleme në zonat në të cilat ka vatra zjarri”.

LEXO EDHE: Zjarre, përmbytje, stuhi të fuqishme… Bota po vuan pasojat e ndryshimeve klimatike/ Çfarë kemi në dorë të bëjmë?

Muaji Gusht pritet të vijë me temperatura të nxehta, por jo kaq ekstreme sa i përjetuam këtë Korrik.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat