Temperatura e lartë, problemet në rrugët e frymëmarrjes, por dhe infeksione të ndryshme janë prezente gjatë kësaj periudhe tek fëmijët sipas specialistëve.
Sonila Brati, mjeke Pediatre: Temperaturat është një nga gjërat besoj më problematike këto ditë sepse ndonjëherë shumë e lartë 39-40 është shumë rezistente ndaj mjekimeve. Këto infeksionet e rrugëve të sipërme që janë problemet e veshit. Kemi rikthim të gripit të syrit. Shohim shumë fëmijë që vijnë tek ne, infeksionet e bajameve, vazhdojnë të jenë laringitet ende prezente, infeksionet e rrugëve të poshtme.
Mjekët pediatër japin disa këshilla se si të tregohet kujdes për të vegjlit kur ato janë me viroza apo me infeksione.
Sonila Brati: Veshi është një element shumë i rëndësishëm që jua themi sa herë. Mbajtja në shtëpi në momentin që kanë temperaturë është në fakt gabimi më i madh që bëjnë. Kur i dërgojnë në çerdhe e kopësht kur janë me mjekim duket sikur viroza nuk ikën kurrë. Gjëja tjetër e rëndësishme është mbajtja larg e këtyre ambienteve me shumë njerëz dhe në momentin që shohin që kanë simptoma duhet të paraqiten tek ne.
Ndër të tjera rekomandohet kontakti me mjekun specialist dhe shmangia e antibiotikëve pa recetën përkatëse.
LEXO EDHE: Spitalet, fluks i shtuar për shkak të virozave/ Pse ju nevojitet “TeleShëndet”