15.5 C
Tirana
Thursday, January 9, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNeglizhentë apo...? Në 11 muaj, kontratat e sigurimit nga zjarri u rritën...

Neglizhentë apo…? Në 11 muaj, kontratat e sigurimit nga zjarri u rritën me vetëm 2%

Primet e sigurimit vullnetar gjatë periudhës janar-nëntor 2024 arritën në rreth 8,5 miliardë lekë, ose 6.69% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Gjithashtu, numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 5.13 %. Primet e sigurimit vullnetar të jo-jetës patën një rritje me 5.95% kundrejt periudhës janar – nëntor 2023.

Në 11 muaj, konkretisht në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive  u siguruan mbi 3,6 miliardë lekë të ardhura në total, ku vendin e parë e zunë “Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë” me rreth 67.35%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.03% të totalit.

Sigurimet nga zjarri dhe katastrofat natyrore kanë shënuar një rritje me 2% krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të AMF.

LEXO EDHE: Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë

Por a mjafton? Pse e neglizhojmë Sigurimin e Pronës, për të cilën kemi punuar një jetë të tërë?

Rreziqet që kërcënojnë pronën dhe financat tona sa vijnë dhe shpeshtohen. Tërmetet, përmbytjet, stuhitë dhe zjarrët janë shtuar vit pas vit por sërish kjo nuk i ka ndërgjegjësuar sa duhet shqiptarët.

Një vend i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore si Shqipëria ku kompanitë e sigurimit janë të konsoliduara dhe primet janë realisht të ulta (maksimumi 1 euro për m²) do të duhej ta kishte Sigurimin e Pronës në nivele shumë më të larta. Minimalisht në nivelin e vendeve të rajonit.

Mentaliteti i trashëguar ngs komunizmi dhe mangësitë në edukimin financiar bëjnë që shqiptarët të sigurohen vetëm me detyrim, siç është edhe Sigurimi i Makinës, prandaj shpeshherë është folur për një ligj që e bën të detyrueshëm Sigurimin e Pronës.

Në momentin që themi se Shqipëria është një vend i rrezikuar absolutisht është i nevojshëm një bazë ligjore për ta bërë pse jo të detyruar. Sepse ne po e shohim një kulturë të trashëguar, shumë të cunguar, përsa i përket sigurimeve. Duke i konsideruar si taksë apo si përgjegjësi të shtetit për të na ndihmuar në rast se na ndodh fatkeqësia”, dobtë shpreheshin më herët nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.

A është momenti që qeveria dhe parlamenti ti rikthehen edhe një herë këtij projektligji?…

Kjo mbetet për tu parë në vijim por së pari shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë që kanë sigurimet.

Sigurimet krijojnë pavarësinë e njeriut. Sepse nëse ti ke një sigurim, nuk ke nevojë të shkosh as te kryetari i bashkisë, as te deputeti i zonës për të kërkuar ndihmë por do shkosh te kompania e sigurimeve dhe konform kontratës së nënshkruar do të dëmshpërbleheni për dëmin e pësuar.

LEXO EDHEPërmbytjet e tetorit në Vlorë, Top News: SIGAL paguan në kohë rekord dëmet

Nëse ju nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e shtëpisë suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që Sigurimi i Pronës dhe çdo sigurim tjetër është jetik.

Mos i lini asgjë rastësisë! Siguroni tani pasuritë tuaja sepse asgjë nuk është e sigurt, përveç sigurimeve…

Merrni një ofertë duke shkruar në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHEA është prona juaj e siguruar nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore? 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat