8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë Sigurimet e Jetës dhe të Jo-Jetës, në ato të detyrueshme dhe...

Në Sigurimet e Jetës dhe të Jo-Jetës, në ato të detyrueshme dhe vullnetare/ Kompania më e besuar e sigurimeve në Shqipëri edhe për 2023-shin

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, ka publikuar raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri, për vitin 2023.

Sigurimet e Jo-Jetës vijojnë të jenë dominuese në treg duke sjellë 92% të vëllimit të përgjitshëm të primeve, ndërsa Sigurimet e Jetës mbeten në rreth 8%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut, sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39% dhe ato të sigurimit të detyrueshëm 61 % të totalit të tregut.

SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, si për sigurimet e Jo-Jetës, ashtu edhe në ato të Jetës.

LEXO EDHE: Në garë vetëm me veten/ SIGAL UNIQA, lidere edhe në Sigurimet e Shëndetit

SIGURIMET E JO-JETË (TREGU)

SIGURIMET E JO-JETË (DËMET)

Në Sigurimet e Jetës, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria mbetet lidere në treg, me një diferencë të theksuar me 3 kompanitë e tjera që operojnë.

Edhe në dëmet e paguara, SIGAL LIFE UNIQA është kompania numër 1 në treg.

SIGURIMET E JETËS (TREGU)

SIGURIMET E JETËS (DËME)

Edhe sa i përket Sigurimit të Detyrueshëm apo Vullnetar, SIGAL UNIQA ruan lidershipin në treg, duke u konfirmuar edhe një herë si kompania e sigurimit më e besuar në vendin tonë.

SIGURIMET E DETYRUESHME

SIGURIMET VULLNETARE 

LEXO EDHE:Në duar të sigurta/ Prona vijon ti besohet SIGAL UNIQA-s

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA

SIGAL UNIQA Group Austria, e themeluar në Tiranë në shkurtin e vitit 1999, është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve, fillimisht në Shqipëri dhe më pas në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kompania është emri më i besuar i sigurimeve teksa në Shqipëri kryeson tregun prej vitit 2002, në Sigurimet e Jetës, Jo-Jetës dhe Pensionit Privat.

SIGAL UNIQA operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.

Që prej marit 2007, SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të sigurimeve dhe financave në Austri dhe Evropë, e shtrirë në 17 shtete të ndryshme.

“UNIQA” numëron mbi 16 milionë klientë ndërsa është vlerësuar nga “Standard & Poor’s” me “A”.

Portofoli i SIGAL UNIQA Group Austria është i risiguruar në tregjet më të mëdha botërore teksa kompania bashkëpunon me emra të mëdhenj si: UNIQA Re, Munich Re apo Hannover Re duke ofruar një garanci më shumë për mbi 1.2 milion klientët e saj.

Ritmet e progresit të SIGAL UNIQA kanë bërë që shumë publikime profesionale në fushën e sigurimeve ta vlerësojnë atë me shumë çmime. Së fundmi ishte “See News”, e cila e rëndiste atë mes Top 50 kompanive më të mëdha të sigurimeve në Evropën Juglindore.

LEXO EDHE: Numri 1 në Shqipëri, por jo vetëm/ SIGAL UNIQA, mes ‘Top 50’ kompanive më të mëdha të sigurimit në Evropën Juglindore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat