11.5 C
Tirana
Tuesday, March 31, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë siguracionet motroike SIGAL paguan 1 në 4 dëme të totalit të...

Në siguracionet motroike SIGAL paguan 1 në 4 dëme të totalit të tregut

1 në 4 dëme në tregun e siguracioneve motorike në vend, 24.59% e tyre, paguhet nga SIGAL Insurance Group. SIGAL regjistron 21.05% të vëllimit total të primeve të shkruara bruto, ndërsa në këtë segment operojnë 8 kompani gjithsej. Të dhënat referojnë 2 muajt e parë të vitti 2026, janar-shkurt 2026, të pasqyruara në raportin zyrtar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Në drejtim të siguracioneve të detyruara motorike, TPL, SIGAL Insurance Group, për 2 muajt e parë të vitit 2026 shënon afërsisht 20.53% të vëllimit total të primeve të shkruara bruto të tregut të sigurimeve në vend, 24.85% të vëllimit total në siguracionet e Kartonit Jeshil, 19.16% në siguracionet kufitare dhe 21.16% në siguracionet KASKO.

Në tërësi, në tregun motorik, sektori më me peshë në siguracionet e jojetës në vend, SIGAL INSURANCE GROUP regjistron 21.05% të vëllimit total të primeve të shkruara bruto dhe paguan thuajse 1 në 4 dëme të sigurimeve motorike në vend.

Për dy muajt e parë të vitit 2026, pagesa e dëmeve është 12% më e lartë se sa vitin e shkuar në të njëjtën periudhë.

Për muajt janar-shkurt 2026, sipas raportit zyrtar të AMF, SIGAL pagoi 242,726,000 Lekë dëme ne siguracionet motorike, ose 24.59% të totalit të dëmeve të paguara nga i gjithë tregu.

Industria e sigurimeve pagoi në total 986,966,000 Lekë përsa u takon muajve janar dhe shkurt 2026. Sipas raportit zyrtar të AMF, kjo shifër shënon një rritje me 2.32% përsa i takon të njëjtës periudhë të një viti më parë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat