15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë Qershor u tërhoqën nga tregu 600 milionë euro/ BSH: Rezerva valutore...

Në Qershor u tërhoqën nga tregu 600 milionë euro/ BSH: Rezerva valutore arrin 5.54 miliardë euro

Rezerva valutore ka shënuar një kërcim të paprecedentë në muajin qershor.

Banka e Shqipërisë raporton se ajo është rritur me 12% brenda një muaji, nga 4.94 miliardë euro në maj, në 5.54 miliardë euro në fund të qershorit. Në harkun kohor të një muaji rezerva valutore e vendit është rritur jo pak, por me rreth 600 milionë euro.

Ndërkaq, treguesi tjetër i rëndësishëm i Bankës së Shqipërisë, rezervat në monedhë të huaj kanë kërcyer në 5.5 miliardë dollarë, nga 4.7 miliardë në muajin maj, me një rritje prej rreth 15%.

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar që në fillim të këtij viti një strategji të zgjerimit gradual të rezervës valutore nëpërmjet blerjes së valutës dhe sidomos të euros në tregun e brendshëm valutor.

Sipas vendimmarrjes së Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, parashikohej që këtë vit të blihet në tregun e brendshëm valutor një shumë në intervalin midis 160 dhe 220 milionë eurove.

Ndërkohë që sasia tepër e madhe e valutës në treg, veçanërisht e monedhës së përbashkët europiane, duket se e ka detyruar Bankën e Shqipërisë të jetë shumë më aktive në përdorimin e instrumenteve të saj për tërheqjen e eurove nga tregu.

Ajo që mund të thuhet me siguri është blejet e deritanishme të Bankës së Shqipërisë nuk kanë dhënë asnjë efekt domethënës në frenimin e efektit nënçmues të lekut ndaj monedhës së përbashkët evropiane.

Vlera minimale e rezervës valutore duhet të jetë e mjaftueshme për mbuluar të paktën katër muaj importe. Ndërkohë, që sipas ecurisë aktuale të importeve dhe kursit të këmbimit, kjo vlerë është shumë më e lartë se pragu i mësipërm. /SCAN

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat