Këtë fundjavë, bora dhe ngricat pranverore kanë zbardhur papritur zona të tëra në Veri, Veri-Lindje dhe Jug-Lindje të vendit. Në Dibër, Pukë dhe Kukës, bora ka krijuar një shtresë mbi 20 centimetra. Edhe zonat përreth Korçës janë përfshirë nga reshje bore dhe ngricash.
Ngricat pranverore përbëjnë vështirësi dhe rreziqe të lidhura me qarkullimin rrugor. Të njohura janë dëmet që ato shkaktojnë në bujqësi, më së tepërmi në frutikulturë. Kryesisht kultivuesi i ri dhe ai me buxhet të kufizuar, pas çdo breshëri, ngrice e reshjeje të paparashikuar e të dendur, del më i dobësuar. Ndonjëherë detyrohet të dalë nga tregu i atij viti, ose herë të tjera shtrëngohet të qëndrojë me vështirësitë e kostove të larta.
Ngricat dëmtojnë disa pemë frutore, të tilla si kumbullat, qershitë, dardhat, kajsitë dhe pjeshkët. Këto dëmtime shkaktojnë humbje të mëdha e të pallogaritshme për ekonomitë fermere, qofshin këto të madhësive familjare ose jo. Ngricat shpesh shkatërrojnë sythet e rinj, filizat dhe lulet e pemëve frutore. Frutat në zhvillim mund të dëmtohen po ashtu nga i ftohti, duke shkaktuar njolla të ashpra dhe çarje të lëkurës së tyre, siç ndodh te mollët dhe dardhat.
Në mungesë të mundësisë praktike të shtetit për të dëmshpërblyer produktet e humbura ose të dëmtuara, polica e sigurimit të bujqësisë dhe blegtorisë është zgjidhja më e volitshme.
Praktika e sigurimit të produktit bujqësor, fatkeqësisht, nuk është ende një praktikë e përdorur dhe e pëlqyer nga fermeri shqiptar, përkundër dobive që mund t’i sillte.
Nxitja shoqërore dhe institucionale, përmes fushatave ndërgjegjësuese për sigurimin bujqësor dhe blegtoral, do të duhej të synonte masivitetin, në mënyrë që shuma e nevojshme për t’u paguar nga fermeri për blerjen e sigurimit të produkteve të tij, të përllogaritej sa më e ulët.
Sigurimi i bujqësisë dhe blegtorisë në SIGAL do ta mbronte biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.
Çfarë do t’i sillte fermerit vendas sigurimi i produkteve të tij?
Me vetëm 0.5 deri në 6% të shumës që do të mbrohej përmes sigurimit, fermeri do të kishte të garantuara parcelat dhe produktin në rastet e breshërit, shtrëngatave, tufanit, ciklonit, rrebesheve, zjarrit, ngricave, përmbytjeve e gjithfarë katastrofash natyrore, në drejtim të rendimentit dhe cilësisë së prodhimit. Gjithashtu, polica e Sigurimit të Bujqësisë dhe Blegtorisë në SIGAL garanton kontratën me investitorin, nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri, duke mbuluar edhe kohën e daljes në prodhim.