Vazhdon zjarri në malin e Çikës në ditën e pestë.
Të dy avionët e ardhur nga Selaniku nuk arritën dot që të shuanin zjarrin ditën e djeshme.
LEXO EDHE: Europa “pushtohet” nga zjarret
Mësohet se avionët kanë arritur të fikin vetëm një pjesë, ndërkohë që sipas informacioneve sot do të rikthehen sërish për të vijuar me shuarjen e zjarrit në një zonë e cila është thuajse greminë dhe nuk ka mundësi të ndërhyhet nga toka.
Deri tani në malin e Çikës janë djegur rreth 70 hektarë nga zjarri.
Ndërkohë tymi i zjarrit në malin e Çikës u përhap fshatin bregdetar të Dhërmiut, duke krijuar probleme për pushuesit.