5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë duar të sigurta/ Prona vijon ti besohet SIGAL UNIQA-s

Në duar të sigurta/ Prona vijon ti besohet SIGAL UNIQA-s

Primet e sigurimit vullnetar për vitin 2023, sipas raportit më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, arritën në rreth 8,917 milionë lekë, ose 12% më shumë se viti  2022. Ndërsa numri i kontratave të sigurimit vullnetar është rritur me vetëm 0.01% krahasuar me një vit më parë.

Sa i përket primeve të sigurimit vullnetar të Jo-Jetës, gjatë vitit 2023 ato patën një rritje me 13.16% kundrejt vitit 2022.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë vitit 2023 siguruan mbi 3,893 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.40%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.90% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë  vitit  2023, vihet re një rritje prej 15.73% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.79% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2022.

NDARJA E TREGUT

Sa i përket 8 kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania më e madhe dhe më e besuar edhe në Sigurimet e Pronës.

SIGAL UNIQA, gjatë vitit 2023, zë 42.30% të totalit të tregut, me një diferencë të theksuar me kompanitë e tjera.

Pse Sigurimi i Pasurisë vijon ti besohet SIGAL UNIQA-s?

SIGAL UNIQA mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

Përveç shërbimit profesional dhe korrektësisë në pagimin e dëmeve, SIGAL UNIQA ishte e para kompani sigurimi që mundësoi blerjen online të sigurimeve me qëllim lehtësimin e përditshmërisë së klientëve të saj.

Prej vitit 2007, ajo është pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group” dhe përveç mbulimeve të policës së sigurimit, ofron edhe shërbimin e asistencës 24 orë, që ju vjen në ndihmë në rast të një ngjarjeje të papritur dhe aksidentale. Kjo u jep klientëve një ndjenjë të sigurisë dhe reduktim të stresit në rastin e një situatë emergjente.

Nën moton “jetojmë më mirë së bashku“, SIGAL UNIQA, prej vitit 1999 mbetet emri më i madh dhe më i besuar për sigurimin e çdo gjëje me vlerë, jetë, shëndet, pronë, automjet etj.

LEXO EDHE: Në Sigurimet e Jetës dhe të Jo-Jetës, në ato të detyrueshme dhe vullnetare/ Kompania më e besuar e sigurimeve në Shqipëri edhe për 2023-shin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat