Sigurimi i banesës në Shqipëri është një vendimmarrje e zgjuar dhe e domosdosshme, veç të tjerash edhe sepse kushton pak, kryhet shpejt dhe mbulon shumë.
Në SIGAL Insurance Group, një apartament 100 metra katrorë në Tiranë, mund ta sigurosh për një çmim sigurimi 4550 Lekë në vit dhe në rast se apartamenti shkrumbohet nga flakët, i siguruari përfiton automatikisht 9,100,000 Lekë dëmshpërblim, 1,600,000 Lekë për pajisjet dhe 7,500,000 Lekë për vlerën e ndërtimit.
Shtrenjtimi australian
Televizionet australiane, së fundmi, përcillnin shembullin e një zonje që quhej Michele Vanderlanh Smith nga Sidnei.
Në televizionin kombëtar vendas ajo shfaqej e befasuar sepse primi i sigurimit të saj të shtëpisë u rrit me 600%, nga 728 dollarë në 5,345 dollarë brenda vetëm një viti.
Siguruesi i saj, një gjigant australian i risuguruar në një tjetër gjigant të risigurimeve në Evropë, e justifikoi rritjen duke e quajtur pronën e saj të rrezikuar nga përmbytjet, edhe pse ajo jeton në katin e parë të një apartamenti që nuk ka pësuar kurrë përmbytje.
Ekspertët australianë të sigurimeve thonë se algoritmet e çmimeve janë “kuti e zezë”, sepse masivisht familjet po raportojnë rritje primesh deri në 30–50%, e, si në rastin e Vanderlanh Smith, edhe disa qindra për qind.
Përballë fitimeve të larta të siguruesve të mëdhenj dhe ngarkesës financiare mbi konsumatorët, grupet e konsumatorëve kërkojnë më shumë transparencë dhe mbikëqyrje në çmimet e sigurimeve.
Oportuniteti shqiptar: SIGAL kompania më e besuar