8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë 10 vite pandemia dhe plakja e popullsisë çojnë vdekjet në trend...

Në 10 vite pandemia dhe plakja e popullsisë çojnë vdekjet në trend rritje/ Ja sëmundjet që po përparojnë

Dhjetë vite më parë më 2012, popullsia e vendit ishte 2,9 milionë banorë dhe kishte 20,870 vdekje.

Vitin e kaluar, popullsia zyrtare e vendit ishte 2,793,592, por personat që humbën jetën arritën në 23,998, sipas të dhënave të INSTAT.

Gjatë 10 viteve të fundit, numri vjetor i vdekjeve u zgjerua me 15%, ndërsa popullsia zyrtare, u reduktua me 3.7%.

Ekspertët se sektorit shëndetësor analizojnë se, numri në rritje i vdekjeve po vjen për dy arsye kryesore. E para lidhet me efektet e pandemisë Covid -19 dhe e dyta, me plakjen e popullsisë.

Pandemia Covid-19, përveçse rriti në mënyrë të konsiderueshme vdekjet gjatë 2020 dhe 2021, u bë shkak edhe për shtimin e barrës së sëmundjeve në popullatë. Shumë persona vuajnë nga sëmundje kronike pas pandemisë dhe shifrat tregojnë për një rritje të prevalencave të diagnozave në krahasim më përpara pandemisë.

Nga ana tjetër, ndryshimi i strukturës së popullsisë drejt plakjes së shpejtë, po rrit varësinë drejt moshave me të vjetra. Një popullsi më e vjetër ka më shumë gjasa të ketë predispozitë më të lartë për rritjen e vdekjeve.

Struktura e popullsisë së vendit po përkeqësohet me ritme të shpejta, nga rënia e shpejtë e lindjeve, rritja e vdekjeve, dhe emigracioni i lartë. Vitin e kaluar numri i lindjeve për tremujorin e parë 2023 është 5.164, duke shënuar rënie me 16,9 %. Vitin e kaluar 2022 lindën 24.688 foshnja, duke shënuar një rënie vjetore me 9,3%.

Teksa vdekshmëria është në trend rritje, disa sëmundje po përparojnë më shpejt dhe disa të tjera po shënojnë rënie.

Mirëpo në Shqipëri, statistikat mbi shkaqet e vdekjeve shoqërohen me gabime të mëdha pasi një pjesë e madhe e vdekjeve nuk janë të asistuara nga mjekët dhe shkaku i jepet nga raportimet e familjarëve.

Kjo anomali është e lartë, përderisa “vdekjet nga shkaqe të panjohura” përfaqësojnë shkakun e dytë më të madh të vdekjeve.

Gjatë vitit të kaluar, u raportuan 4868 vdekje nga “shkaqe të panjohura” me rritje 100% në krahasim me vitin 2012.

Në krahasim me vitin 2012 kanë përparuar shpejt vdekjet nga “Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut” me 16% në raport me vitin 2012. Vitin e kaluar ky grup sëmundjesh ishte përgjegjës me 54 të vdekjeve nga rreth th 53% më 2012.

Rritje me 27% kanë shënuar edhe vdekjet nga “Sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes” përgjatë dekadës.

Në raport me 10 vite më parë vdekjet nga sëmundjet mendore janë rritur me 20% dhe vdekjet nga sëmundjet rreth periudhës së lindjes janë rritur me 68%. Nga ana tjetër janë ulur vdekjet nga neoplazmat me 13%, dëmtimet dhe helmimet me 39% etj.

LEXO EDHE: Sëmundjet e qarkullimit të gjakut shkaktuan 54.5% të vdekjeve më 2022, po zgjerohen vit pas viti

TË KESH NJË SIGURIMI PRIVAT SHËNDETI

Të gjithë duam të jetojmë një jetë të shëndetshme dhe nuk na pëlqen të shkojmë në spitale. Por jo pak herë shëndeti nuk është nën kontrollin tonë dhe na duhet të përballemi me shumë sëmundje ose aksidente.

Dhe duke parë sesa kushtojnë trajtimet shëndetësore dhe spitalore, për shumë prej nesh bëhet e vështirë financiarisht ti përballojmë ato.

Prandaj, rruga më e mirë është të jemi të siguruar në çdo moment dhe në këtë mënyrë duke paguar një tarifë të vogël çdo vit mund të marrim shërbime në spitalet dhe klinikat më të mira në Botë.

Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA

Nëse po kërkoni një siguracion shëndeti, dedikuar enkas sëmundjeve të rënda, siç janë edhe ato kardivaskulare, e gjeni vetëm tek SIGAL UNIQA Group Austria.

Me Kartën “Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA, një produkt unik për Shqipërinë, ju mbuloni gjithçka nevojitet në rast sëmundjesh serioze si ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, kokë e shtyllë kurrizore si dhe transplantet.

Me “Jetë Plus”, për gjithçka mendon SIGAL UNIQA, duke nisur nga:

– Konfirmimi i diagnozës nga mjekë të huaj

– Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar

– Ndërhyrja kirurgjikale dhe trajtimi jashtë vendit

– Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizimin apo pagesat.

– Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit për pacientin dhe të afërmin që e shoqëron.

– Me Kartën “JETË PLUS” është i mbuluar çdo shpenzim deri në 1 Milion Euro.

Përveç sëmundjeve të zemrës, ky siguracion mbulon edhe tumoret malinje, transplatet dhe ndërhyrjet në kokë apo shtyllë kurrizore.

Çmimi? Shumë i ulët në krahasim me atë çfarë ofron. 160 euro në vit për fëmijët dhe 230 euro në vit për të rriturit.

KARTAT E SHËNDETIT

Kartat e Shëndetit ofruar nga SIGAL UNIQA mbulojnë gjithçka nevojitet për shëndetin. Duke nisur nga check up-i, ndërhyrjet kirurgjikale, transplantet, ekzaminime në klinikat dhe spitalet më të mira në botë etj.

Konkretisht “Karta Gold” ofron:

  1. Kujdes Parandalues. (Check Up) në klinikat më të mira në Shqipëri, Itali apo Austri.
  2. Diagnostikim. Çdo ekzaminim mjekësor që rekomandon mjeku specialist për të identifikuar një diagnozë.
  3. Trajtim mjekësor. Çdo ndërhyrje kirurgjikale me apo pa shtrim në spital; seancat e kemioterapisë apo radiografisë në rast sëmundjeje malinje.
  4. Shtatzania. Mbulim i pjesshëm i faturave të ndjekjes së shtatzanisë dhe lindjes për çdo të siguruar që ka mbi 10 muaj në skemë.
  5. Vizitë për sytë. Vizitë tek okulisti. Xhama dhe lente me zbritje.
  6. Kujdesi për dhëmbët. Çdo emergjencë dentare deri në 350 euro.
  7. Rehabilitim me fizioterapi. Seanca fizioterapie pas një sëmundje të rëndë apo aksidenti.
  8. Trajtim për shëndetin mendor. Kujdes psikiatrik për çdo të siguruar që ka mbi dy vjet në skemë.
  9. Mjekimi me ilaçe. Mbulim i të gjitha recetave të lëshuara nga një mjek specialist.
  10. Trajtim për sëmundjet e rënda. Mbulim i udhëtimit, akomodimit, trajtimit në çdo vend të Botës për çdo të siguruar që diagnostikohet me sëmundje kancerogjene, zemre apo ka nevojë për transplant.
  11. Sigurim Jete nga aksidentet. Kompensim i pagës së humbur në rast indaliditeti për të siguruarin; dëmshpërblim për familjen nëse i siguruari humb jetën.
  12. Shëndet në Udhëtim. Mbulim i emergjencave mjekësore gjatë udhëtimeve në Evropë.
  13. TeleShëndet. Aplikacioni që ju mundëson komunikimin audio dhe video me një mjek të licensuar, 24 orë të ditës, 7 ditë të javës.

APLIKONI ONLINE në:  https://sigal.com.al/…/sigurimi-i-shendetit-privat…/

Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë na ka rezervuar jeta. Ndaj është e rëndësishme që ti paraprijmë gjërave, që kur të përballemi me probleme të tilla të luftojmë për jetën dhe jo për të gjetur paratë.

Për çdo informacion shtesë, mund të shkruani në:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat