11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshimet në makinë/ Çfarë duhet të kini parasysh dhe si mund ta...

Ndryshimet në makinë/ Çfarë duhet të kini parasysh dhe si mund ta shmangni gjobën

Një nga përfaqësuesit e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Erald Todri, tha për “N’Timon” se çfarë duhet të kemi parasysh, kur duam të bëjmë ndryshime kontruktive të mjetit.

Fillimisht ai sqaroi se ndryshimi konstruktiv i mjetit është “ndryshimi e një ose disa karakteristikave që përbëjnë të dhëna teknike në lejen e qarkullimit të mjetit, si ndryshimi i njësisë motorike, ndryshimi i kutisë së shpejtësisë, instalimi i impiantit të gazit apo ndryshimin e llojit të mjetit”.

Todri sqaron edhe se cilat janë procedurat e nevojshme për marrjen e lejes së kryerjes të këtyre ndryshimeve dhe ku nuk duhet të gabojmë.

“Kërkesa për aplikim kryhet në mënyrë elektronike dhe para se të kryhet. Në procedurë normale konsiston në ndërhyrje mekanike të specializuar, ndërsa e lehtësuar nuk ka nevojë për ndërhyrje të specializuar, si ndryshimi i ngjyrës apo i numrit të vendeve. Pasi merr miratimin elektronik i drejtohet një servisi të licensuar për të bërë ndryshimet e nevojshme në mjet, më pas i drejtohet subjektit të licensuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës për të kryer provat dhe të pajiset me certifikatën e miratimit. Më pas do të drejtohet në Drejtorinë Rajonale për të kryer azhurnimin e lejes së qarkullimit. Një problematikë është se qytetari kryen shërbim teknik pa kërkuar opinion teknik te DPSHTRR dhe fatkeqësisht mund të jetë i pamiratueshëm”, tha ai.

Në rastet kur vetë qytetari e ka bërë ndryshimin, kërkesa është e miratueshme, por nuk e ka realizuar, punonjësi i DPSHTRR tha se këto raste “marrin gjobë dhe rikthehet procedura nga fillimi”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat