14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshimet në ligj/ Patentë pa afat për personat deri 55 vjeç, propozohet...

Ndryshimet në ligj/ Patentë pa afat për personat deri 55 vjeç, propozohet edhe heqja e noterit për ndryshimin e pronësisë së mjetit

Lëshimi i lejes së drejtimit pa afat për personat deri në 55 vjeç është propozimi i radhës i një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për “Disa shtesa dhe ndryshime ne “Kodi Rrugor i Republikes Së Shqipërisë”.

Lejetdrejtimet e mjeteve të kategorive AM, AI, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grupmoshave, të jenë pa afat për persona deri në moshën 55 vjec; – 5 vjet, për ata që kane kaluar moshën 55-vjecare dhe 3 vjet, për ata që kanë kaluar moshën 70-vjeçare.

Sipas deputetëve këto propozime kanë ardhur pas problematikave te adresuara nga qytetarë apo biznese të ndryshme, si dhe pas konsultimit me ekspertë të fushës.

Një tjetër çështje e propozuar në këtë Projektligj për t’u ndryshuar është edhe pronësia e një automjeti. Me qëllim lehtësimi nga procedurat administrative dhe kostot e shërbimit, ky nen parashikon që palët nuk kanë nevojë që të paraqiten përpara një noteri për nënshkrimin e një akti.

Në rast ndryshimi pronësie të mjeteve rrugore ose në rastin kur u jepen në përdorim të tjerëve apo kur lidhen marrëveshje me të drejtë blerjeje, palë paraqiten pranë degës përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të bërë regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose të ndryshimeve të tjera.

Për kryerjen e regjistrimit, mjafton prania fizike e palëve, dhe shprehja e lirë e vullnetit të tyre, pa pasur nevojë për një akt të shkruar. Në rast kur njëra apo të dyja palët janë në pamundësi fizike për të qenë të pranishëm, ata mund të përfaqësohen nga të tretë nëpërmjet një akti noterial.

Projektligji parashikon gjithashtu që shtetasve shqiptarë që marrin një lejedrejtimi të huaj, të mos iu hiqet leja e drejtimit shqiptare, pasi është e një e drejtë e fituar sipas ligjit, që ata mund të vazhdojnë ta mbajnëë pavarësisht se jetojnë jashtë kufijve të shtetit shqiptar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat