Ndryshimet klimatike me temperatura ekstreme dhe përmbytje do të dëmtojnë ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Raporti rajonal për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor (CCDR) i Grupit të Bankës Botërore, i cili u botua sot, thotë se së bashku, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të investojnë të paktën 37 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve në vijim për një mbrojtje më të mirë të popujve dhe pasurive të tyre nga ndikimet dëmtuese dhe në përshkallëzim të ndryshimeve klimatike.
Bazuar në një analizë të tre rreziqeve – përmbytjet e lumenjve, thatësirat (nëpërmjet ndikimit në të mbjella) dhe stresi i nxehtësisë pritet t’i shkaktojnë humbje për Shqipërinë, sa 15.7% e PBB deri në 2050.
Ndërkohë, sipas FMN, Shqipëria humb si pasojë e ndryshimeve klimatike mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë, kryesisht në formë zjarresh, përmbytjesh e tërmetesh.
Rreth 5 mijë shqiptarë dëmtohen ekonomikisht nga këto fatkeqësi çdo vit.
Humbjet e Shqipërisë janë më të mëdhatë në rajon, pasi mesatarja e vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor janë sa 1/3 e vendit tonë.
Ndërkohë niveli i sigurimit në Shqipëri, edhe pse në rritje, vijon të jetë më i ulti në Ballkan.
Me gjithë ekspozimin serioz ndaj riskut të fatkeqësive të shkaktuara nga natyra përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret, thatësira dhe shkarja e tokës, shpeshtësia dhe shkalla e dëmit të të cilave ka gjasa të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, sërish qytetarët tregohen indiferentë ndaj sigurimeve.
Edhe Serbia pritet të pësojë dëme të mëdha nga klima, e ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina.
Përmbytjet pritet të shkaktojnë dëmin më të madh i PBB-së në të gjitha vendet, duke filluar nga rreth 15% humbje në vitin 2050 PBB për Serbinë dhe rreth 3% të humbjes së PBB-së për Maqedoninë e Veriut nën trendin e rritjes.
Ndikimi i thatësirës, i modeluar nëpërmjet ndikimit të saj në prodhimin e misrit dhe grurit, do të jetë më i vogël, duke qenë se këto kultura përbëjnë një pjesë të vogël të prodhimit bujqësor në shumicën e vendeve të BB-6, dhe pavarësisht faktit që thatësirat përgjithësisht konsiderohen si një rrezik i rëndësishëm klimatik.
Rritja më e lartë mund të kompensojë disa e dëme të pritshme në pjesën më të madhe të rajonit. Përjashtim bën Serbia, ku ka dëme më të mëdha nga përmbytjet.
Tërmetet, edhe pse nuk janë rrezik për ndryshimin e klimës, vlerësohen dhe pritet të shkaktojnë dëme të konsiderueshme të prodhimit, duke pasur parasysh rreziqet historike sizmike në rajon.
Banka vlerëson se dëmet nga rreziqet klimatike mund të lehtësohen nëpërmjet investimeve të përshtatjes dhe ndërhyrjeve të hershme.
Modelimi i ndikimit të investimeve të përshtatjes për të tre rreziqet (përmbytjet e lumenjve, thatësirat nëpërmjet ndikimit në drithëra tregoi se investimet vjetore duhen të jenë mesatarisht 1.3% të PBB-së në të gjithë rajonin për 2025-’50 dhe ato mund të sjellë një përfitim mesatar vjetor prej 1.7% të PBB-së.
SIGURIMI NGA FATKEQËSITË NATYRORE
Teksa ndjekim lajmet për ngjarjet që ndodhin thuajse çdo ditë në Europë dhe botë, nuk duhet harruar fakti se, Shqipëria është shteti më i rrezikuar nga katastrofat natyrore në kontinent.
Ekspertët ndërkombëtarë e kanë vendosur vendin tonë me rreth të kuq, me probabilitet të lartë risku, 8.46 nga 10 që është koeficienti maksimal.
Teksa “tekat” e natyrës mund të shkatërrojnë dëme të mëdha në banesa, biznese, automjete etj, Sigurimi nga fatkeqësitë natyrore është shumë i rëndësishëm.
ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA KATASTROFAT NATYRORE
Sigurimi nga katastrofat është një paketë sigurimi që mbron shtëpitë dhe banesat tuaja nga fatkeqësitë natyrore të tilla si zjarr, tërmet, dhe përmbytje.
Sigurimi i shtëpisë mund të përmbajë disa lloje mbulimi, por humbja ose dëmtimi i pësuar si rezultat i disa lloje ngjarjesh është tipikisht e përjashtuar.
Si rregull, dëmtimi dhe shkatërrimi si pasojë e lëvizjes së tokës (të tilla si rrëshqitja e tokës, e dheut, tërmetet dhe gropat thithëse) ose përmbytjet (për shkak të stuhive etj.,) zakonisht nuk mbulohen nga sigurimi i shtëpisë.
Shumë polica të sigurimit të shtëpisë mbulojnë vetëm rreziqe të përmendura të cilat mund të variojnë nga polica në policë dhe nga një kompani sigurimi tek një tjetër.
Madje edhe një policë që ka të përshkruar termin “të gjitha rreziqet” mund të përjashtojë disa ngjarje ose disa kufizime specifike të policës, kështu që, ju mund të mos jeni plotësisht të siguruar nga një humbje madhore.
Pikërisht këtu vjen në ndihmë sigurimi nga katastrofat.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA?
Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet:
- Sigurimi i shtëpisë
- Sigurimi i Pronës së biznesit dhe ndërprerjes së tij
- Sigurimi i Bujqësisë dhe Blegtorisë
KASKO, Sigurimi që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore
Nëse doni sigurimin maksimal për makinën tuaj, Sigurimi KASKO është zgjidhja ideale.
SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besueshme e sigurimeve në Shqipëri, ofron këtë sigurim, i cili një gamë të gjerë rreziqesh duke ju mundësuar garanci financiare dhe qetësi mendore në çdo moment.
ÇFARË ËSHTË SIGURIMI KASKO?
Sigurimi Kasko është një paketë sigurimi që mbulon jo vetëm dëmet ndaj automjetit tuaj, por edhe dëmet që ju mund t’u shkaktoni automjeteve të tjera, pasurivepublike dhe private, ndërsa ju mbron edhe kundër vjedhjes dhe fatkeqësive natyrore.
ÇFARË MBULON KY SIGURIM?
Pse Sigurimin KASKO duhet t’ja besoni SIGAL UNIQA-s?
- Dëmshpërblim në kohë të shpejtë
- Riparim në servis të specializuar
Sa kushton Sigurimi KASKO?
Çmimi varet nga vlera e automjetit tuaj dhe nga mbulimet që doni të siguroni.
Llogarit dhe porosit online KËTU
Pse është i rëndësishëm Sigurimi ndaj Katastrofave Natyrore?
- Garanci financiare: Fatkeqësitë natyrore mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pronën dhe asetet tuaja. Sigurimi ndihmon në zbutjen e ndikimit financiar duke ju mundësuar fonde për riparimin ose zëvendësimin e sendeve të dëmtuara ose të shkatërruara.
- Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi ofron një mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet, përmbytjet, stuhi të forta dhe katastrofat e tjera natyrore.
- Parandalim dhe këshilla: Përveç sigurisë, kompanitë ofrojnë edhe këshilla për parandalimin e dëmeve, duke ju ndihmuar të reduktoni rreziqet e katastrofave natyrore.
- Asistencë 24 orë të ditës në 7 ditë të javës: Ekipet e ekspertëve të kompanive të sigurimit janë të gatshëm në çdo kohë për të ofruar ndihmë dhe këshilla gjatë emergjencave të katastrofave natyrore.
- Rindërtimi pas dëmeve: Nëse dëmet ndodhin, kompanitë e sigurimit janë aty për t’ju ndihmuar në procesin e rindërtimit, duke ju kthyer prapë në kushte të sigurta.
Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar kthejmë pasuritë tona në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë!
Merrni një ofertë për sigurimin e pronës, shëndetit apo automjetit tuaj, duke shkruar tani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829