25.5 C
Tirana
Wednesday, September 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshimet klimatike gjithnjë e më problematike, shumë shtete në Europë përgatiten për...

Ndryshimet klimatike gjithnjë e më problematike, shumë shtete në Europë përgatiten për mot të keq dhe përmbytje në orët në vazhdim

Stuhi të fuqishme shiu, breshëri dhe ere pritet të godasin një pjesë të mirë të Europës në orët në vazhdim.

 

Përfshirë edhe Shqipërinë, vende si Austria, Republika Çeke, Polonia e deri në Ballkan parashikohet të përjetojnë mot të keq në orët dhe ditët në vazhdim.

 

Për shkak të motit të keq, në disa prej shteteve të Europës pritet të ketë probleme edhe me transportin.

 

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike dhe rëndësia e sigurimeve 

 

Një raport i OKB-së në fillim të muajit gusht, tregon se, ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale po bëhen gjithmonë e më shpesh shkak për dukuri natyrore mëvtë dhunshme e të shoqëruara me miliarda dollarë dëme.

 

Rritja e tenperaturave, sipas ekspertëve, pritet të sjellë ndryshime të pakthyeshme, si shkrirja e akullnajave, ngritja e nivelit të detit, përmbytje shkatërruese e thatësirë në të gjithë botën.

Pra, “lufta” me natyrën është një tjetër sfidë me të cilën njerëzimi pret ende i pavetëdijshëm të përballet.

 

“Deep Sky Research” analizoi miliona të dhëna për të krijuar një model të reshjeve dhe stuhive bazuar në të dhënat klimatike të 4 dekadave të fundit. Dhe studimet tregojnë se:

  • Frekuenca e reshjeve ekstreme të stuhisë është rritur me 300%.
  • Reshjet intensive që ndodhnin vetëm një herë në 100 vjet tani do të ndodhin çdo 25 vjet.
  • Shkatërrimet dhe vdekjet që shkaktojnë reshjet intensive dhe përmbytjet kanë 300% më shumë probabilitet se 40 vjet më parë.
  • Shumica e vdekjeve të shkaktuara nga uraganet janë rezultat i vëllimeve të mëdha të ujit që bien në zonat bregdetare.
  • Mundësia e stuhive më të vogla është dyfishuar.

 

Sipas ‘Munich Re’, humbjet globale në gjysmën e parë 2024, si pasojë e katastrofave natyrore, arritën në 120 miliardë dollarë. Këto humbje tejkaluan qartë vlerat mesatare për 30 vitet e mëparshme.

68% e humbjeve totale dhe 76% e humbjeve të siguruara u shkaktuan nga fatkeqësi si stuhi, përmbytje dhe zjarre.

Sa e rrezikuar është Shqipëria nga ndryshimet klimatike?

Fatkeqësisht, as Shqipëria nuk përjashtohet nga këto rreziqe.

Për shkak edhe të pozicionit gjeografik, vendi ynë është shumë i cënueshëm ndaj fenomeneve natyrore, përfshirë këtu edhe tërmetet.

Sipas një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Shqipëria humb si pasojë e ndryshimeve klimatike mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë, kryesisht në formë zjarresh, përmbytjesh e tërmetesh.

 

RËNDËSIA E SIGURIMIT NGA FATKEQËSITË NATYRORE

 

Sigurimi nga Fatkeqësitë Natyrore është një paketë sigurimi që mbron shtëpitë, bizneset, automjetet dhe asetet tuaja nga fatkeqësitë natyrore të tilla si përmbytja, breshëri, stuhia, tërmeti etj.

ÇFARË PËRFITOJMË NGA KY SIGURIM?

Garanci financiare: Fatkeqësitë natyrore mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pronën dhe asetet tuaja. Sigurimi ndihmon në zbutjen e ndikimit financiar duke ju mundësuar fonde për riparimin ose zëvendësimin e sendeve të dëmtuara ose të shkatërruara.

Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi ofron një mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet, përmbytjet, stuhi të forta dhe katastrofat e tjera natyrore.

Parandalim dhe këshilla: Përveç sigurisë, kompanitë e sigurimeve ofrojnë edhe këshilla për parandalimin e dëmeve, duke ju ndihmuar të reduktoni rreziqet e katastrofave natyrore.

Asistencë 24 orë të ditës në 7 ditë të javës: Ekipet e ekspertëve janë të gatshëm në çdo kohë për të ofruar ndihmë dhe këshilla gjatë emergjencave të katastrofave natyrore.

Rindërtimi pas dëmeve: Nëse dëmet ndodhin, siguriket janë aty për t’ju ndihmuar në procesin e rindërtimit, duke ju kthyer prapë në kushte të sigurta.

 

Çfarë ofron kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA?

 

 

Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar parandalojmë dëmet financiare që shoqërojnë ato pasi për çdo dëm të mundshëm është kompania e sigurimit ajo që paguan.

 

Sigurohuni sot, nesër mund të jetë shumë vonë! 

 

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

 

e-mail: [email protected]

 

Whatsapp: 068 606 2829

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat