Futbollisti Armando Broja nuk do të jetë pjesë e listës së Kombëtares për dy ndeshjet e muajit Shtator të UEFA Nations League.
Lajmin e ka dhënë trajneri Silvinjo në një konferencë për shtyp paraditen e sotme.
Shkak është bërë dëmtimi i Brojës dhe në vend të tij është thirrur Myrto Uzuni.
“Broja nuk është më pjesë e listës, kemi pritur deri në fund, kemi qenë në kontakt deri dje me Evertoni. Broja ka pasur problem me tendinën e djathtë të Akilit. I duhet t’u nënshtrohet disa analizave. Ajo çfarë ne dimë është që në 10-15 ditët e ardhshme nuk mund të jetë i gatshëm për kombëtaren. I uroj të kalojë këtë problem. Në vend të Brojës kemi thirrur Uzunin”, deklaroi Silvinjo në konferencën për mediat.
Në Shtator, Kombëtarja Shqiptare luan dy ndeshje të vlefshme për UEFA Nations League.
Më 7 Nëntor, ora 20:45, luhet sfida Ukrainë-Shqipëri, ndërsa më 10 Shtator në orën 20:45, Shqipëria luan në shtëpi kundër Gjeorgjisë.