9.5 C
Tirana
Thursday, December 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Ndikimi i ndryshimeve klimatike..."/ Tre sfidat me të cilat përballet ekonomia shqiptare

“Ndikimi i ndryshimeve klimatike…”/ Tre sfidat me të cilat përballet ekonomia shqiptare

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i pranishëm në konferencën ndërkombëtare të organizuar në Tiranë, ka rënditur tre sfidat me të cilat përballet ekonomia shqiptare.

Ai theksoi se adresimi i tyre kërkon një qasje të integruar dhe një vizion strategjik.

Besojmë se perspektiva e zhvillimit ekonomike të vendit do të jetë pozitive, megjithatë trendet globale krijojnë një mjedis kompleks i cili ofron jo vetëm sfida, por edhe mundësi të reja për të ardhmen.

Së pari, një nga sfidat më të mëdha të ekonomisë shqiptare është përmirësimi i produktivitetit dhe arritja e një niveli konkurrueshmërie e krahasueshme me ato të vendeve të zhvilluara europiane.

Pavarësisht, përmirësimeve të deritanishme, Shqipëria ka ende punë për të bërë  për të pasur një strukturë ekonomike të orientuar ndaj sektorëve me vlerë të shtuar në ekonomi.

Një sfidë komplekse është plakja e popullsisë dhe mungesa në rritje e fuqisë punëtore. Ky proces ndikon si në tregun e punës ashtu dhe perspektivat afatgjate të rritjes ekonomike dhe të qëndrueshmërisë së sistemit të pensioneve dhe borxhit publik.

Një sfidë tjetër është ndikimi i ndryshimeve klimatike në sektorët kyç si bujqësia dhe turizmi, të cilët shfaqin ndjeshmëri ndaj tyre.

LEXO EDHENdryshimet Klimatike, për italianët është rreziku më i madh/ Cili është roli i siguruesve?

Adresimi i këtyre sfidave kërkon një qasje të integruar dhe një vizion strategjik. Në këtë kontekst mendoj se është e rëndësishme  të ndërmerren disa hapa. Së pari, modernizimi i infrastrukturës fizike dhe digjitale, zhvillimi i kërkimit shkencor, përditësimi i filozofisë së praktikave menaxheriale dhe përmirësimi i klimës së biznesit në të gjitha dimensionet e saj, do të rrisin  produktivitetin dhe do të ndihmojnë në përballimin e konkurrencës në rritje si në planin kombëtar dhe në atë rajonal e global”, tha Sejko.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat