15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdërtuesit parashikojnë rritjen e çmimeve të apartamenteve, siguruesit jo! Sigurimi i Shtëpisë...

Ndërtuesit parashikojnë rritjen e çmimeve të apartamenteve, siguruesit jo! Sigurimi i Shtëpisë duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit

Çmimet e apartamenteve u rritën ndjeshëm tre vitet e fundit, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, tendenca duket se u qetësua, duke shënuar rënie të lehtë.

Por, në qershor, ndërtuesit sërish mendojnë që të rrisin çmimet në muajt në vijim.

Sipas vrojtimit të besimit të bizneseve të publikuara nga Banka e Shqipërisë, që ka intervistuar ndërtuesit, këta të fundit kanë shtuar pritshmëritë për rritjen e çmimeve në qershor, pas një pesimizmi në dy muajt e mëparshëm.

Ndërtuesve u bëhet pyetja: Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?

  1. Do të rriten
  2. S’do të ndryshojnë
  3. Do të bien

Balanca e përgjigjeve për këtë pyetje u rrit në qershor, duke arritur në 26.2 (kjo balancë nënkupton që 26.2% më shumë ndërtues mendojnë se çmimet do të rriten në raport me ata që mendojnë të kundërtën).

Ndërtuesit janë optimistë dhe për rritjen e aktivitetit të tyre në muajt në vijim.

LEXO EDHE: Çfarë janë Sigurimet e Përgjegjësisë së Ndërtuesit? Dilema mes detyrimit të institucioneve dhe domosdoshmërisë për mbrojtjen e palëve të treta nga dëmet gjatë investimit

Tirana dhe bregdeti, më të shtrenjtat

Në Tiranë, apartamentet janë shtrenjtuar me ritme të shpejta. Në kullat në qendër çmimi ka arritur deri në 6 mijë euro për metër katror, ndërsa në periferi tashmë luhatet në 1000 euro/m2 dhe në zonat brenda Tiranës në rreth 1500-3500 euro, në varësi të pozicionit.

Bregdeti, sidomos Jugu, është një tjetër zonë që po tërheq blerës, për shkak të çmimeve ende më të lira në raport me vendet e rajonit si Budva në mal të Zi, apo Kroacia, duke bërë që në resortet luksoze të arrijnë në 3,500 Euro m/2

Teksa çmimet e apartamenteve janë rritur me ritme më të shpejta se të ardhurat e familjeve dhe individëve, fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm, duke i bërë hyrjet në Shqipëri ndër më të shtrenjtat në Europë.

Çmimet e apartamenteve rriten, siguracioni i tyre jo

Të gjithë këto investime, të cilat vijnë nga puna dhe kursimet e një jete, kanë nevojë për siguri dhe mbrojtje.

Nëse nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e pronës suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që ju duhet të kini Sigurimin e Pronës.

Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore. Sigurimet na rikthejnë financiarisht në gjendjen para ngjarjes. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.

Edhe pse çmimet e pronave vazhdojnë rritjen, çmimi i sigurimit të pronës është ende në shifra modeste. Nëse për blerjen e një apartamenti ju shpenzoni mbi 100 mijë euro, sigurimi i tij nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

LEXO EDHE: A duhet ta siguroj shtëpinë? Shkrepa: Një apartament 100 m² kushton minimalisht 10 mln lekë të reja, tarifa e sigurimit 10 mijë lekë në vit

Sigurimi i Shtëpisë edhe Online

Prej kohësh, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri SIGAL UNIQA vjen tek klientët e saj me një mundësi fantastike duke i mundësuar secilit aksesimin direkt në siguracionin që i nevojitet pa qenë nevoja të dalë nga shtëpia apo vendi i punës, po mbi të gjitha një mundësi për të ulur ndotjen në mjedis duke përdorur kanalet digjitale.

Siguracioni në dorën tuaj” është slogani që simbolizon perfekt atë çfarë ofron sot për të gjithë klientët SIGAL ONLINE.

Hyni tani në www.sigal.com.al dhe blini Sigurimin e Shtëpisë suaj. Shpejtë, Thjeshtë dhe Sigurt.

 

Siguroni pronën tuaj. Por mos harroni! Aq e rëndësishme sa sigurimi i pronës tuaj, është dhe kompania që zgjidhni. SIGAL, pjesë e “UNIQA INSURANCE Group”, është një garanci më shumë për sigurinë tuaj.

LEXO EDHE16 vjet UNIQA në Shqipëri/ Një markë, shumë gjuhë por të bashkuar nën një moto: “jetojmë më mirë së bashku”

Për çdo pyetje, kontaktoni në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Ofertë që nuk duhet humbur/ Me vetëm një “Like” në Facebook, 10% ulje në Sigurimin e Shtëpisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat