Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe futbollit shqiptar, Hekuran Jakupi.
Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë Jakupi nuk ia doli dot.
Jakupi do tê mbahet mend si një ndër futbollistët më të mirë të viteve ’90, ku dha kontribut me skuadrën e Elbasanit, Bylisit, Tiranës, Teutës apo Erzenit.
Pas tërheqjes nga futbolli, Jakupi ia kushtoi jetën përgatitjes së talenteve të rinj.