21.5 C
Tirana
Wednesday, May 21, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreNdërprerja e të dhënave nga NOAA, rrezik për siguruesit në Botë

Ndërprerja e të dhënave nga NOAA, rrezik për siguruesit në Botë

NOAA është shkurtimi për “National Oceanic and Atmospheric Administration”, që në shqip do të thotë Administrata Kombëtare për Oqeanin dhe Atmosferën.

NOAA ka vendosur të ndalojë përditësimin e bazës së të dhënave për katastrofat natyrore.

AM BEST, agjencia vlerësuese e fuqisë financiare në industrinë e sigurimeve, paralajmëroi se vendimi i NOAA për të ndaluar përditësimin e bazës së të dhënave  mund të ketë pasoja serioze për kompanitë e sigurimeve.

NOAA njoftoi se do të “arkivojë” bazën publike, që përfshin ngjarje klimatike dhe moti me dëme mbi 1 miliard dollarë, duke mos përfshirë të dhëna të reja pas vitit 2024.

Sipas AM Best, kjo bazë të dhënash është thelbësore për vlerësimin e humbjeve nga rreziqet dytësore si përmbytjet, zjarret dhe stuhitë e forta – fenomene që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në Amerikën e Veriut.

Pa një burim të përbashkët dhe të besueshëm, siguruesit do ta kenë më të vështirë të modelojnë, çmojnë dhe menaxhojnë rreziqet, si dhe të përcaktojnë boshllëqet mes humbjeve të siguruara dhe atyre ekonomike.

AM Best gjithashtu shprehu shqetësimin se në mungesë të këtyre të dhënave, instrumente financiare të lidhura me ngjarjet katastrofike mund të kenë nevojë për ridizenjim, pasi bazohen në matjet e NOAA.

Nëse nuk merren masa, kompanitë private mund të duhet të zëvendësojnë këtë shërbim.

Nëse zëvendësimi për siguruesit e fuqishëm financiarisht është i mundur, ndërtimi i besueshmërisë në treg do të marrë kohë dhe mund të krijojë pasiguri të reja në industrinë e sigurimeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat