16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdërmarrjet e vogla dhe të mesme/ Shënon rënie punësimi, rriten ndjeshëm investimet

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme/ Shënon rënie punësimi, rriten ndjeshëm investimet

INSTAT ka publikuar statistikat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për vitin 2021.

Bazuar në shifrat e vrojtimit sa i përket statistikave strukturore,  99.8% të ndërmarrjeve aktive e zënë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në të njëjtën përqindje si vitin e kaluar.

Nëse do të flisnim për peshën e të punësuarve, sipas statistikave punësimi në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka shënuar një rënie me 0.3 pikë përqindje. Rreth 81,6 % e të punësuarve janë punësuar nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga 81,9 % që ishte ky tregues përgjatë vitit 2020.

Me rënie paraqiten edhe shitjet neto gjatë vitit 2021. Referuar shifrave rreth 79% e shitjeve neto realizohen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, nga 79.7% që janë realizuar në vitin 2020, duke pësur rënie me 0.9 pikë përqindje.

Nga ana tjetër investimet kanë shënuar rritje, krahasuar me vitin paraardhës, pra vitin 2020. Sipas “Institutit të Statistikave” 76.4% e investimeve kryhen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga 74% të kryera në vitin 2020.

Po të fokusohemi në strukturën e punësimit sipas aktiviteteve ekonomike shohim se mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 69.0%. Nga ana tjetër, ndërmarrjet e vogla kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e industrisë nxjerrëse me 29.5%, ndërkohë ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e industrisë përpunuese me 38.1%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat