15.5 C
Tirana
Thursday, April 17, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiNdërhyrje lehtësuese për lëvizjen e autoveturave me targa shqiptare drejt vendeve kufitare...

Ndërhyrje lehtësuese për lëvizjen e autoveturave me targa shqiptare drejt vendeve kufitare anëtare të CEFTA-s

Qytetarët shqiptarë, prej 1 prillit të këtij muaji, kanë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar prej 50 euro.

Kjo është masa e dytë që ndërmerret nga AMF në një hark të shkurtër kohor,  për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë  drejt vendeve kufitare, pas hyrjes në fuqi më 1 Shkurt 2025 të policës së sigurimit “Karton Jeshil” 1-vjeçar me Malin e Zi.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, siç njofton vetë faqja e saj zyrtare, në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, ka bashkëpunuar ngushtë me Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS) dhe për rezultat ka lehtësuar lëvizjen e autoveturave me targa shqiptare drejt vendeve kufitare.

Bazuar në vendimin e Byrosë Shqiptare të Sigurimeve (BSHS), qytetarët shqiptarë mund të pajisen tashmë në të gjitha pikat e shitjes së shoqërive të sigurimit me policën e sigurimit “Karton Jeshil” për autovetura me vlefshmëri 12-mujore, me çmim 50 euro, e cila mbulon territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ky vendim mbështet lëvizjen e qytetarëve duke ulur kostot dhe nxitur shkëmbimet ekonomike me fqinjin tonë juglindor.

Shoqëritë e sigurimit do të ofrojnë në të gjitha pikat e shitjes policën e sigurimit “Karton Jeshil” për autovetura me afat vlefshmërie 1-vjeçar për Maqedoninë e Veriut, për Malin e Zi, si dhe do të vijojnë të ofrojnë edhe “Kartonin Jeshil” me afat vlefshmërie 15-ditor me çmim 15 euro.

“Kartoni Jeshil” është një dokument sigurimi ndërkombëtar, që mbulon përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve me targa shqiptare në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të vendit.

Kartoni jeshil në SIGAL 

Nëse qytetarët pajisen me një siguracion “Karton Jeshil” në SIGAL dhe janë përfitues në një aksident (një mjet tjeter u ka shkaktuar dëme materiale apo dëme shëndetësore ndaj tyre apo pasagjerëve shoqërues), SIGAL-i mbështet procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkatës ku ka ndodhur aksidenti. Kështu, qytetarët kursejnë kohën dhe paratë duke mos angazhuar një avokat në vendin e aksidentit.

Çmimi i Kartonit jeshilit që njihet ndryshe si certifikatë ndërkombëtare, është në varësi të tipit të mjetit motorik dhe kohëzgjatjes. Shikoni tabelën e çmimeve këtu ose merrni ofertë online këtu.

https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/sigurimet-e-detyrueshme-te-makines/sigurimi-i-detyrueshem-i-makines-karton-jeshil/

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat

-->