11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdërhyrje delikate në zemër, mjekët e "Shefqet Ndroqit" realizojnë me sukses operacionin...

Ndërhyrje delikate në zemër, mjekët e “Shefqet Ndroqit” realizojnë me sukses operacionin e vështirë

Operacionet në zemër konsiderohen të vështira, por tashmë në Shqipëri mund të realizohet ndërhyrja edhe për rastet delikate. Mjekët kanë bërë të mundur rikuperimin e plotë të një 45 vjeçare së cilës problemet i lindën 40 vite pas operacionit të parë.

Ekipi i kardiokirurgjisë në spitalin universitar Shefqet Ndroqi, e ka cilësuar rast suksesi operimin e një pacienteje 45 vjeçare. Doktor Rezart Deveja shprehet se komplikacioni vinte edhe si pasojë e një tjetër ndërhyrjeje që ishte bërë 20 vite më parë.

“Është një zonjë 45 vjeçare që ishte operuar më parë që në moshën 20 vjeçe në zemër, ku i ishte bërë një hapje, një zgjerim të valvulës. Zemra kishte një hipertension pulmonar që ishte rreth 85-90. Pra në kufijtë e të mosindikacionit për operacion,” tha mjeku Deveja.

Mjekët shprehen se pavarësisht situatës delikate përfundimi i operacionit ishte i suksesshëm.

“Zemra filloi ti përshtatej kushteve të reja, u bë rimodelimi dhe pacientja doli nga spitali me tension pulmonar shumë më afër biologjikes,” tha ai.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat