Pas një beteje të gjatë me sëmundjen ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.
Sejdini drejtoi Bashkinë e Elbasanit për 12 vite, nga viti 2007 deri në vitin 2019.
Në vitin 1995, aiu zgjodh President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Elbasanit. Ndërsa një vit më vonë, President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë.
Ndërsa nga maji i 2002 deri në maj 2004, ishte President i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
Në tetor 2002 deri në maj 2005, ai u zgjodh Prefekt i Prefekturës së Elbasanit.
Për shkak të problemeve shëndetësore, Qazim Sejdini, pas mandatit të tretë në krye të bashkisë, u tërhoq nga jeta politike dhe kaloi vitet e fundit të jetës pranë familjes.