Klima po ndryshon në mbarë botën. Ngrohja globale po jep efektet e saj në të katër anët e globit duke shkaktuar anomali të temperaturave dhe ngjarje ekstreme te motit.
Ekspertët pohojnë se toka tashmë ka hyrë në një regjim të ri temperaturash dhe ndryshimesh klimatike.
Për ekspertët e klimës dhe mjedisit, 11 muajt e fundit kanë shënuar temperatura rekord në tokë dhe në sipërfaqet oqeanike duke kaluar vlerat mesatare me 1.5 gradë.
Kjo anomali u shoqërua me përmbytje, stuhi të rralla dhe të nxehtë përvëlues dhe në vende që nuk i kishin përjetuar më parë.
Por a do të jetë vera e 2024 më e nxehta për rajonin tonë?
Gjatë një konferencë ndërkombëtare për klimën dhe mjedisin, profesorë shqiptarë e të huaj theksuan nevojën e masave nga të gjitha shtetet për të përballuar ngjarjet ekstreme të motit pa rrezikuar jetën e banorëve të tyre.
Ndërsa për Shqipërinë rekomanduan në mënyrë të veçantë uljen e ndotjes së gazeve në atmosferë dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta.