19.5 C
Tirana
Sunday, September 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Mund të paguash taksinë dhe berberin..."/ Euro po përdoret po aq sa...

“Mund të paguash taksinë dhe berberin…”/ Euro po përdoret po aq sa leku

Leku është monedha zyrtare e Shqipërisë, por shqiptarët e përdorin euron po aq sa paranë vendase.

Zhvlerësimi i valutës europiane që bërë që sot, veç supermarketeve, qendrave tregtare, për të marrë me qira apo blerë një apartament, me euro të paguash kudo, përfshirë taksinë e berberin.

“Po tani kur ai e kërkon në euro edhe ne detyrohemi ta përdorim. Ky është paradoksi shqiptar. Ca pastaj marrin euro nga fëmijët e i mbajnë ashtu. Ne lekë përdorim më shumë, po edhe euro aty e aty është.”

Përveçse paguajnë me euro, edhe kursimet shqiptarët i mbajnë në valutë.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se nga 12.7 miliardë euro në total depozita në maj, 7.5 miliardë apo thënë ndryshe 60% e totalit ishin në monedhën europiane.

“Kjo ndodh për shkak se kemi shumë remitanca dhe të ardhura nga turizmi në euro. Normat e interesit të depozitave si në euro e në lek janë thuajse njësoj, ndaj duke e konsideruar disi më të sigurt, shqiptarët i ruajnë kurimet në euro”, thotë për A2 eksperti i ekonomisë Igli Tola.

Ashtu si për të kursyer, edhe për të marrë hua në banka shqiptarët po zgjedhin përherë dhe më shumë euron.

Nga 782 miliardë lekë kredi në total deri në fund të majit, gati gjysma e vlerës është në euro.

“Deri më tani normat e interesit por edhe kushte e kredi-marrjes në euro kanë qenë më të volitshme në euro. Gjithashtu kur ikin jashtë, shqiptarët e kanë shumë të lehtë të përdorin euron. Mos harrojmë që është valuta e dytë më e përdorur në botë pas dollarit.”

Nga ana tjetër Shqipëria është ekspozuar edhe ndaj borxhit të jashtëm.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave afro 47% e totalit të borxhit është në valutë.

Konkretisht borxhi publik në fund të marsit ishte në vlerën 13.2 miliardë euro, nga këto 6.1 miliardë janë marrë në valutë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat