14.5 C
Tirana
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMOTI VIJON I PËRKEQËSUAR: Çfarë duhet mbajtur parasysh dhe numrat e kontaktit...

MOTI VIJON I PËRKEQËSUAR: Çfarë duhet mbajtur parasysh dhe numrat e kontaktit të emergjencave

Shqipëria do të vijojë të përballet me kushte moti të vështira, ku reshjet me intensitet të lartë, shtrëngatat dhe reshjet e dëborës do të jenë të pranishme në të gjithë territorin, veçanërisht në zonat malore. Ndaj, është e rëndësishme që të jemi të përgatitur për çdo situatë emergjente, duke pasur parasysh mundësinë e përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe vështirësive në qarkullimin rrugor.
Përditësimi i motit, sipas njoftimit të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
19 Nëntor: Reshje me intensitet të lartë në të gjithë territorin.
20 Nëntor: Ulje e intensitetit të reshjeve, por ende mundësia e reshjeve të dobëta deri mesatare.
Reshje dëbore dhe ngrica janë të pritura në zonat malore mbi 400 metra lartësi. Kjo mund të sjellë vështirësi të mëdha në qarkullimin rrugor dhe mundësi për ngrica.
 Çfarë duhet të bëjmë?
-Në rast se ndodheni në zona të prekura, është shumë e rëndësishme të ndiqni udhëzimet dhe të jeni të gatshëm për veprime të shpejta në rast emergjencash.
Numrat e emergjencës që duhet të keni parasysh:
112 – Qendra Kombëtare e thirrjeve për emërgjencat.
127 – Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore
128 – Forcat Zjarrfikëse
129 – Policia e Shtetit
Kujdes! Shërbimi i emergjencave civile, strukturat vendore dhe skuadrat tona janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar çdo situatë dhe për t’ju ndihmuar në çdo rast. Ne kërkojmë gjithashtu që qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar në këto kushte të motit dhe të ndihmojnë gjithashtu autoritetet në masat parandaluese.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat