Ditën e sotme, moti në vendin tonë do të jetë me vranesira dhe reshje shiu me rrebeshe.
Sipas Tanja Porjas, reshjet do të jenë të fokusuara kryesisht në veri dhe jug dhe më pak në zonat qendrore.
“Dita e ngrysur, nuk ka reshje në kryeqytet. Çështje orësh që rrebeshet afatshkurta në të gjithë Shqipërinë kryesisht në zonat veriore dhe në jug. Më pak në zonat qendrore”, tha ajo në A2.
Sipas meteorologes, rrebeshet do të qëndrojnë gjatë natës dhe nesër, ndërsa temperaturat do të ulen me dy gradë.
“Në mesditë ulen me dy gradë temperaturat. Era do të forcohet nga paraditja dhe pasdite. Rrebeshet do të qëndrojnë gjatë natës dhe nesër”
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 12/22°C
– Zonat e ulëta 14/25°C
– Zonat bregdetare 16/26°C
LEXO EDHE: Fatkeqësitë natyrore në rritje/ Top News: Shtëpia, biznesi, makina, mbrojtje e plotë me SIGAL UNIQA