5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti, OKB paralajmëron 'alarm të kuq' pas nxehtësisë rekorde

Moti, OKB paralajmëron ‘alarm të kuq’ pas nxehtësisë rekorde

Rritja e temperaturave duhet të nxisë “alarm të kuq” global, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Mot dhe Klimë të mërkurën, pas rekordeve të thyera sërish në gusht.

Bota ka regjistruar sërish rekord në temperaturat mesatare të gushtit, për herë të dytë radhazi, kanë treguar të dhënat të agjencisë së Bashkimit Evropian për Klimën.

Australia, Japonia dhe disa pjesë të Kinës dhe Norvegjisë kanë regjistruar gushtin më të nxehtë ndonjëherë në histori, sipas agjencive meteorologjike.

“Është e qartë se temperaturat po rriten përtej asaj që do të dëshironim”, ka thënë Celeste Saulo, udhëheqëse e Organizatës Botërore të Meteorologjisë.

Ndonëse temperatura e saktë mesatare globale për këtë gusht nuk dihet, Shërbimi i BE-së për Motin, ka thënë se shifra do të jetë mbi rekordin e vitit të kaluar.

Saulo ka bërë thirrje për monitorim më të mirë dhe mbështetje të agjencive për motin.

LEXO EDHE: Efektet e ndryshimeve klimatike dhe roli i sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat