9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti i keq shkakton vonesa në porte, kapiteneria e Vlorës apel mjeteve...

Moti i keq shkakton vonesa në porte, kapiteneria e Vlorës apel mjeteve lundruese

Moti i keq ka përfshirë edhe qytetin bregdetar të Vlorës. Autoritet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

Nga kapiteneria konfirmohet se nuk ka pezullim për lundrim brenda Gjirit të Vlorës, por situata paraqitet problematike jashtë saj. Ndaj, mjeteve të vogla dhe anijeve te peshkimit, u është kërkuar që të evitojnë lundrimin jashtë Gjirit të Vlorës.

Ndërkaq, është konfirmuar se nuk ka tragete për t’u nisur drejt Italisë, për shkak se sipas grafikut të parashikuar, sot është ditë pushimi.

Ndërkaq, moti keq që ka përfshirë qytetin mbremjen e kaluar ka shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve nga porti Durrësit drejt Italisë.

Dy tragetet me nga 750 pasagjerë janë nisur me 5 orë vonesë, njëri rreth orës 03:15 dhe tjetri në 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas kapitenerisë së portit detar të Durrësit, shkak për vonesat ne nisje është bërë era e fortë me drejtim veri-perëndim dhe deti me forcë mbi 6 ballë.

Ndërsa tragetet që mberrijnë nga Bari jane ankoruar në orar në port. Probleme gjithashtu janë hasur edhe në sektorin e peshkimit, ku puna është pezulluar përkohësisht, ndërsa kushtet atmosferike në gjirin e Durrësit janë drejt përmirësimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat