Situata nga moti i keq është përkeqësuar në bashkinë Vau i Dejës. Rrjeti elektrik është dëmtuar duke lënë pa drita 10 fshatra të Temalit dhe të gjitha fshatrat e Shllakut.
Reshjet e shiut vazhdojnë pa ndërprerje në të gjithë territorin e Njësive Administrative Shllak dhe Temal.
Në 10 fshatra të Njësisë Administrative Temal nuk ka energji elektrike, si dhe në të gjitha fshatrat e Njesise Administrative Shllak.
Rrjeti elektrik është i amortizuar dhe shumë i vështirë për tu riparuar. Rrugët komunale janë të bllokuara.