Kur themi verë, mendja na shkon automatikisht tek pushimet, plazhi, pishina, ecja në mal etj.
Aq shumë “hutohemi” pas tyre sa harrojmë edhe çështjet e sigurisë duke e ditur që kjo është një “periudhë e artë” për aktet kriminale, sidomos ndaj banesave tona.
Autoritetet bëjnë herë pas here thirrje ndaj pronarëve të shtëpive të tregohen më të kujdesshëm në ditët që nuk do të jenë prezentë në banesë.
Dhe këtë mund ta bëni duke u siguruar që mbikëqyrja me video ose alarmet tuaja të funksionojnë siç duhet.
Nëse keni pajisje regjistrimi ose sistem mbikëqyrjeje në shtëpi, ato janë të mira, por asgjë nuk e kalon një fqinj të mirë, sepse ata janë aty çdo ditë, kështu që është një ide e mirë të njiheni me fqinjët tuaj përpara kohe dhe të kujdeseni për njëri-tjetrin. Kjo është ajo që e bën një komunitet të madh.
Një këshillë tjetër e rëndësishme është të qëndroni larg rrjeteve sociale derisa të ktheheni nga udhëtimi juaj.
Kini parasysh se nuk janë domosdoshmërisht miqtë dhe familja juaj që po shikojnë postimet tuaja në mediat sociale dhe kështu është gjithmonë një ide e mirë të prisni derisa të ktheheni në shtëpi përpara se të bëni ato postime në mediat sociale për kohën e mrekullueshme që keni kaluar me pushime.
Por më e rëndësishme nga të gjitha është Sigurimi i Shtëpisë.
Imagjinoni sikur gjatë kohës që ju jeni duke pushuar jashtë qytetit tuaj apo jashtë Shqipërisë, banesa juaj të dëmtohet si pasojë e një zjarri, përmbytjeje apo tërmeti.
Pas kësaj do t’ju duhet të riktheheni në vendin tuaj duke parë investimin e jetës të shkatërruar dhe do të detyroheni të nisni gjithçka nga zero.
Prandaj Sigurimi i Shtëpisë është i domosdosshëm.
Çfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?
Dëmet e shkaktuara nga:
- Energjia elektrike
- Zjarri
- Rrufeja
- Eksplozioni
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
Po sikur, për shkak të problemeve në banesën tuaj të dëmtohet edhe ajo e fqinjit? Kush do ti paguajë këto dëme?
Me Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta, e cila i bashkangjitet Sigurimit të Shtëpisë, ju mund të qëndroni të qetë nëse si pasojë e një zjarri apo përmbytje në pronën tuaj, dëmtohet edhe prona e fqinjit.
Siguroni shtëpinë tuaj dhe shijoni më pas të qetë pushimet!
Merrni një ofertë tani, duke shkruar në:
Whatsapp: +355 68 606 2829
E-mail: [email protected]