Pool-i rumun i Sigurimeve kundër Fatkeqësive Natyrore, “PAID”, zgjedh “Moody’s” për ta ndihmuar në modelimin dhe menaxhimin e rrezikut nga tërmetet.
Partneriteti i “Moody’s” me “PAID” do të përfshijë gjithashtu bashkëpunimin në ndarjen e të dhënave për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të Modelit “Moody’s RMS Europe Earthquake HD”.
E themeluar në Rumani në vitin 2009, “PAID” është një pool sigurimesh, e përbërë nga dymbëdhjetë kompani sigurimesh që formojnë një grup për t’u siguruar pronarëve rumunë të shtëpive sigurimin e detyrueshëm të shtëpisë sipas dispozitave të një ligji të vitit 2008 që e bën të detyrueshëm sigurimin kundër tërmeteve, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
Laura Barksby, Menaxhere e Produkteve brenda ekipit global të menaxhimit të produkteve të tërmeteve, Moody’s RMS: “Moody’s ndihmon shumë pool-e të sigurimit nga katastrofa në mbarë botën dhe PAID ofron mbulim jetik për pronarët rumunë të shtëpive nga tre rreziqe kryesore. Rreziku i tërmeteve është gjithnjë i pranishëm në vend, me ngjarjet e vitit 2023 dhe tërmetet e mëdha në 1977, 1986 dhe 1990.
“Ne kemi përvojë dhe ekspertizë të konsiderueshme për të ndihmuar PAID-in të arrijë objektivat e tyre në lidhje me rrezikun e tërmetit dhe ne presim me padurim të ndërtojmë partneritetin tonë, duke zgjeruar potencialisht përdorimin e modelit për përmbytjet dhe duke siguruar që PAID të ketë modelet dhe teknologjinë, për të mbështetur këtë mision”.
Ionut Baciu, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm në PAID: “Me detyrimin tonë si ofrues i sigurimit të detyrueshëm të shtëpisë nga tre rreziqe, është thelbësore që pikëpamja jonë të jetë e rëndësishme, aktuale dhe të mund të na ndihmojë të arrijmë menaxhimin funksionon dhe mbrojtjen e duhur për familjet e siguruaea. Puna me Moody’s i ofron PAID një analitikë të rrezikut të njohur në botë, që demonstron përkushtimin tonë ndaj praktikave superiore të menaxhimit të rrezikut.”
LEXO EDHE: Si mund të realizohet Sigurimi nga Fatkeqësitë Natyrore në Shqipëri
Pool sigurimesh: Është një marrëveshje e siguruesve për një klasë të caktuar sigurimi, nëpërmjet së cilës ata bien dakort të ndajnë primet dhe përgjegjësinë në përqindje të caktuar midis tyre.