14.5 C
Tirana
Wednesday, April 16, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreModelet e Inteligjencës Artificiale, rritet përdorimi nga siguruesit

Modelet e Inteligjencës Artificiale, rritet përdorimi nga siguruesit

Sipas ZestyAI, ofrues analizash të rrezikut klimatik dhe pronës, një në katër kompani të mëdha sigurimeve të pronave dhe dëmeve (P&C) tashmë përdor modele të Inteligjencës Artificiale (IA) për të vlerësuar rreziqet nga moti ekstrem. Rreziqet klimatike po rriten e bashkë me to sektori po zhvendoset shpejt drejt teknologjisë dhe inteligjencës. 

Një sondazh i fundvitit të shkuar, në të cilin përfshiheshin 200 drejtues të lartë tregoi se 25% e kompanive përdorin IA për të vlerësuar rrezikun nga stuhitë, ndërsa 18% e përdorin për kërcënimet nga zjarret pyjore. Metodat tradicionale megjithatë nuk janë zhdukur. Ato vazhdojnë të jenë të përhapura, sepse nga gjetjet e sondazhit u pa se 54% mbështeten në modele aktuariale për vlerësimin e zjarreve dhe 45% përdorin modele stokastike për llogaritjen e rreziqeve nga stuhitë.

Studimi vë në dukje pikëpamje të ndryshme saktësinë e metodave të vlerësimit të rrezikut: 27% e drejtuesve besojnë se modelet aktuariale tradicionale janë më të sakta, 26% u besojnë modeleve stokastike, ndërsa 20% u besojnë më shumë modeleve të IA-së. 

Drejtori i ZestyAI, Attila Toth-i, vuri në dukje për XPRIMM se rreziqet nga moti ekstrem po nxisnin përshtatjen gjithnjë e më të shpejtë të IA-së në industrinë e sigurimeve. Nga sondazhi u pa se 73% e drejtuesve të kompanive më të mëdha të sigurimeve në Botë e konsiderojnë IA-në si një avantazh konkurrues në treg.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat