Sigurimi i detyrueshëm motorik i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, të tjerëve, parashikon edhe situatën e pyetjes që sollëm për trajtim në këtë shkrim:
“A përfitoj dëmshpërblim nga drejtuesi i mjetit motorik, nëse është rimorkioja e tij që më dëmton?”, është pyetja e lexuesve të Sigurime. Online.
Përgjigjja është po.
Kushtet kontratuale të policës TPL e shprehnin qartë.
Për këtë mjafton të gjendet referencë te pika 3 e Dispozitave të Përgjithshme:
“Përgjegjësia e pronarit të mjetit motorik zbatohet për dëmet e shkaktuara si nga mjeti tërheqës, edhe nga mjeti i tërhequr”.
Në këtë punim, polica siguruese TPL aktivizohet për mbulimin e përgjegjësisë ndaj të tretëve edhe nga mjeti i tërhequr.
Kuptohet, shumë kyç, në këtë proces, është përcaktimi i qartë i fajësisë. TPL-ja e mjetit me rimorkio do të aktivizohet kur shkakësia, fajësia, i rëndon atij.
Kështu që, nëse mjeti i tërhequr nga mjeti motorik, shkaktoi dëm material ose jomaterial te ty, polica siguruese e mjetit shkaktar, do të ta mbulojë dëmin e shkaktuar.




