Drejtuesi i mjetit motorik, i cili hyn në territorin e Republikëssë Shqipërisë me një mjet me
regjistrim të huaj, duhet të jetë i pajisur me disa dokumente të rëndësishme në mënyrë që të qarkullojë lirisht dhe në përputhje me rregullat dhe ligjet në fuqi.
Ky mjet duhet të ketë patjetër një Karton Jeshil të vlefshëm për territorin e Republikës së Shqipërisë.
Dokument tjetër që duhet patur është sigurimi kufitar i vlefshëm për territorin e Republikës së Shqipërisë për një periudhë kalendarike jo më pak se 15 ditë, si edhe, një dokument tjetër të vlefshëm, që vërteton ekzistencën e sigurimit të përgjegjësisë ndaj palëve të treta, në ato raste kur ka një marrëveshje të veçantë dypalëshe për mjetet me targë regjistrimi të vendit tjetër, nënshkrues të kësaj marrëveshjeje.
Këto specifikime janë të shprehura qartë në nenin 27, të ligjit 32/2021.
Ky ligj përcakton se nëse drejtuesi i mjetit të ardhur nga jashtë nuk i ka këto dokumente, ai nuk lejohet të hyjë në territorin e Republikës së Shqipërisë nga autoritetet përgjegjëse të kontrollit kufitar.
Nga ana tjetër, kur Policia e Shtetit i gjejnë gjatë kontrollit rutinë të trafikut drejtuesit e mjeteve pa dokumente ndërkombëtare të vlefshme, ata duhet të ndalojnë qarkullimin e
mëtejshëm të mjetit motorik dhe të urdhërojnë lidhjen e kontratës kufitare për sigurimin e
përgjegjësisë që rrjedh nga përdorimi i mjetit motorik.




