13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMjetet rrugore në 2023, më shumë makina me naftë dhe kamio manuale/...

Mjetet rrugore në 2023, më shumë makina me naftë dhe kamio manuale/ Mosha e tyre…

Instituti i Statistikave ka publikuar një botim të veçantë për transportin në vend, duke përmbledhur shifrat e vitit 2023.

 

Referuar mjeteve rrugore që qarkullojnë në territorin shqiptar, në fund të vitit të kaluar, rezultojnë 867.765 mjete, nga 796.438 mjete të regjistruara deri në vitin 2022, me një rritje prej 9%.

 

Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,6 %), ndjekur nga “Automjetet për transport të përzier” me (6,2 %) dhe motorët me (5,5 %).

 

Ashtu siç rezulton prej vitesh tashmë, numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës, duke zënë 34,7 % ndaj totalit të mjeteve të rregjistruara. ndërsa qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore janë ai i Gjirokastrës dhe Kukësit, me 2,2 % dhe 2,3 % ndaj mjeteve rrugore gjithsej.

 

Në kategorinë e autoveturave, ato me kamio manuale vijojnë të përbëjnë shumicën, me 57,9 % të autoveturave gjithsej. Referuar moshës së autoveturave, rezulton se pjesa më e madhe e tyre, mbi 91% janë makina të prodhuara të paktën 11 vite më parë. Në këtë kategori, mjetet e prodhuara midis 11-20 vite më parë përbëjnë shumicën, me 49,5% ndaj totalit të autoveturave.

 

 

Shqiptarët vijojnë të kenë dobësi për markën “Mercedez Benz”, e cila prej shumë vitesh tashmë është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore me 18,0 %, e ndjekur nga marka “Volkswagen” me 15,8 %.

 

Gjithashtu, shqiptarët vijojnë të përdorin më së shumti makinat me naftë, një trend që rezulton i tillë prej shumë vitesh. Madje gjatë vitit 2023, ka një rritje të mëtejshme me 9.1% të mjeteve me naftë në vendin tonë, krahasuar me vitin 2022.

 

Në kategorinë e autoveturave, sipas vëllimit motorrik, në vitin 2023 rezulton që 67,2 % e autoveturave kanë vëllim motorrik më të vogël se 2.000 kubiksh. Ndërkohë që mjetet me kubikazh të lartë, ato mbi 3.000 zënë vetëm 2,8% të totalit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat