12.5 C
Tirana
Thursday, January 9, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMiu i arave po bën kërdinë në Maliq/ Si na ndihmojnë Sigurimet...

Miu i arave po bën kërdinë në Maliq/ Si na ndihmojnë Sigurimet në Bujqësi

Sikur të mos mjaftojnë dëmet që u shkakton për çdo vit natyra, fermerët e Maliqit tani po dëmtohen edhe nga miu i arave.

Dëmtimet më të mëdha në këtë periudhë janë te parcelat me drufrutorë dhe jonxhe, pasi minjtë dëmtojnë plotësisht rrënjët e bimëve si dhe kulturave të tjera.

Fermerët shprehen se situata është serioze dhe se janë të pafuqishëm që ta luftojnë në mënyra individuale.

Situata problematike pranohet edhe nga specialistët e bujqësisë pranë Bashkisë së Maliqit, të cilët shprehen se kanë lajmëruar edhe Ministrinë e Bujqësisë.

Aurel Zenullari, specialist bujqësie, Bashkia Maliq: Fusha e Maliqit ka në përbërje të saj 13.600 hektarë tokë bujqësore, ku një sipërfaqe e konsiderueshme është e mbjellë me drufrutore dhe jonxhe që po dëmtohen nga miu i arave. 

Arsyet se pse nevojiten Sigurimet në Bujqësi

Sot, më shumë se kurrë, ngjarjet që vijnë nga ndryshimet klimatike dhe rreziqe të tjera po përsëriten dhe po shpeshtohen vit pas viti.

Kjo bën që bujqit dhe fermerët të jenë përballë një rreziku potencial që mundi i tyre disa mujor të shkatërrohet në pak minuta.

Në këto kushte nuk është më një luks që të sigurohesh, por është një domosdoshmëri duke pasur parasysh që ne gjendemi në kushtet e nivelit më të  çbalancuar përsa i përket reshjeve, nga ana tjetër, thatësira më të gjata, episode breshëri, sëmundje dhe kështu me radhë.

Çfarë ofron SIGAL për fermerët?

Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë

Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.

Përmes kësaj police sigurohen:

– ndërtesa,

– makina dhe makineri bujqësore,

– investimet ne bujqësi,

– prodhimi bujqësor,

– serat,

– linja dhe teknologji prodhimi blegtoral,

– kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi,

– shpendët,

– baza ushqimore.

Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga:

– zjarri,

– vjedhja,

– rreziqet natyrore,

– sëmundjet,

– dëmtimet dhe helmimet aksidentale.

Pse Sigurohet?

Një breshër i fortë, një shi i rrëmbyeshëm apo një stuhi ere e çon fermerin drejt falimentimit pasi në pak minuta i shkatërron të gjithë investimin.

Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL, i cili “blen” rreziqet tuaja duke ju dhënë siguri dhe qetësi.

Për më të marrë një ofertë sigurimi të përshtatshme për ju, kontaktoni tani në:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

LEXO EDHETurqi, pool-i i sigurimeve bujqësore ofroi mbështetje masive për fermerët gjatë 2024-ës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat