26.5 C
Tirana
Friday, July 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMIRROR: Dy shkronja u kushtojnë britanikëve më shumë sigurim makine

MIRROR: Dy shkronja u kushtojnë britanikëve më shumë sigurim makine

Britanikët mund të paguajnë 975 £ më shumë për sigurimin e makinës vetëm për shkak të një titulli me dy shkronja përpara emrit të mbajtësit ose mbajtëses së policës së sigurimit.

Këtë fakt interesant e raportonte sot gazeta britanike “Mirror”.

Faqet kryesore të krahasimit të ofertave siguruese patën zbuluar një model interesant që mund të çonte drejt një primi shumë më të lartë për sigurimin e makinës

Mirror shkruante se në Britani, një ndryshim i vogël në titullin që përdor një shofer – si “Mr” apo “Ms” – mund të ndikojë ndjeshëm në çmimin e sigurimit të makinës, madje deri në 975 £ diferencë.

Edhe pse Ligji i Barazisë i vitit 2010 ndalon përdorimin e gjinisë për të përcaktuar çmimin e sigurimit, analizat nga faqet Confused.com dhe Quotezone zbulojnë se disa tituj lidhen vazhdimisht me prime më të ulëta apo më të larta.

Rezultatet tregojnë se burrat që zgjedhin titullin “Mr” shpesh paguajnë më shumë, ndërsa gratë që përdorin “Ms” përfitojnë çmime më të favorshme.

Megjithatë, nuk ka prova që kompanitë e sigurimeve përdorin vetë titullin si bazë për llogaritjen e çmimit.

Dallimet lidhen me faktorë të tjerë të fshehur, por efekti në çmim është i dukshëm dhe mund të jetë i rëndësishëm për konsumatorët.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat