14.5 C
Tirana
Thursday, December 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMirëqenia dhe shëndeti/ Pensionistët shqiptarë ndër më të palumturit në rajon dhe...

Mirëqenia dhe shëndeti/ Pensionistët shqiptarë ndër më të palumturit në rajon dhe në botë

Lumturia e pensionistëve shqiptarë në pothuajse dy dekada ka rënë ndjeshëm duke i renditur ata ndër vendet e fundit në botë.

Indeksi global i Lumturisë e rendit Shqipërinë në vendin e 100 nga 143 shtete të marra në studim, duke lënë pas vetëm vendet e Afrikës.

Për të moshuarit mungesa e mirëqenies dhe problemet shëndetësore janë më të mëdha. Aksesi në mirëqenie, duke përfshirë të ardhurat, arsimin, kujdesin shëndetësor, pranimin social, paketat sociale mbështetëse për familjet janë arsyet sipas paketës globale që i konfirmojnë dhe pensionistët shqiptarë.

Vështirë boll është. Si s’është e vështirë mo. A e din sa do pensionisti ilaçe, gjëra.

Boll e vështirë është po s’kena ça me bo tash se kështu janë punët.”

Ça do bëjmë ne, ka pensionisti forcë? Inshallah ju mbledhtë perëndia mendjen, mendojnë edhe për pensionistët edhe për popullin.

Aktualisht pensionistët shqiptarë në qytet marrin 18,341 lekë dhe ata në fshat rreth 11,000 lekë. Ndërsa këto para nuk ju mjaftojnë për shpenzimet mujore por dhe për ilaçet, sytë i mbajnë tek paratë shtesë që qeveria jep shtesë nëpërmjet bonuseve.

“I prishim këto paratë, edhe pastaj presim hapim sytë nga qielli, të na bjerë nga qielli.”

Lëmoshë për ne fukarenjtë.”

Nëse krahasohemi me rajonin pensionistët e Kosovës janë ndër më të lumturit të renditur në vendin e 39 pasuar nga serbët të 54, malazezët 97, maqedonasit 98 dhe Shqipëria e 100.

Ndër më të palumturit në botë renditen pensionistët e shteteve si Afganistanin, Zambias, Ugandës etj. Ndërsa më të lumturit përfshijnë shtete si Danimarka, Finlanda, Norvegjia etj…

LEXO EDHEVIDEO/ Flasin përfituesit e pensionit më SIGAL: Shumë e leverdisshme dhe e domosdoshme

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat