8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMiratohet rritja e pagave, paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë...

Miratohet rritja e pagave, paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë 105 mijë Lekë/ Kush përfiton

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimet për rritjen e pagave në sektorin publik.

Ministri i Financave, Ervin Mete informoi se me miratimin e vendimeve të sotme avancohet faza e dytë e politikës së rritjes së pagave, e cila ka nisur në vitin 2023, fazë nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore.

Ministri theksoi faktin se me zbatimin e kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë.

“Pagat e rritura fillojnë të aplikohen në 6 mujorin e dytë të vitit, pra duke filluar nga 1 korriku, me një kosto të përllogaritur prej afro 11 miliardë lekësh për këtë 6 mujor të dytë të vitit dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh”, u shpreh Mete.

Nga politika e rritjes së pagave do të përfitojnë: punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi); si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.

Ministri Mete informoi se, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.

Edhe Forcat e Armatosura, pavarësisht gradave, nga 1 korriku do të kenë rroga më të larta, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Sa i përket pagave për FA-të, por dhe për personelin Civil. Dua të jap lajmin e mirë për të gjitha nivelet, nga ushtari i katërt, te gjeneralët. Do të kenë rritje të pagave. Pagat e FA-ve do të rriten çdo vit. Jemi shumë afër, duke kaluar vendet e rajonit, duke shkuar drejt vendeve dinjitoze. Për ushtarin e katërt, paga do të shkojë në 71 mijë lekë, pra një rritje prej 290 mijë lekësh.

Të gjitha pagat që do të lexoj, iu shtohen dhe trajtimi me ushqim. Këtë duhet të dëgjojnë të gjithë të rinjtë, pasi e nisin me një pagesë 820 mijë lekë në dorë. Politika e këtij viti, e këtij vendimi, është nga 7 deri në 22%. Ata që janë asistentë zjarri, do iu shkojë rroga në 60 mijë lekë. Për zjarrfikësit, paga iu shkon në 65 mijë. Kryezjarrfikës shkon paga 70 mijë”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat