Autoriteti Rregullator ka miratuar Bima Sugam, një platformë online ku janë të renditura të gjitha policat e sigurimit të jetës dhe të sigurimeve të përgjithshme. Platforma do të fillojë operacionet në vitin 2023.
Kjo platfomë shkëmbimi, mund të transformojë sektorin e sigurimeve, i cili do të ofrojë shërbime sigurimi si blerjen e sigurimeve, trajtimin dhe pagesën e dëmeve, dhe funksione të tjera, të cilat do të monitorohen nga Autoriteti.
Brokerat, agjentët e sigurimeve, bankat dhe platfomat si PolicyBazaar, do të veprojnë si lehtësues apo ura për shitjen e policave të sigurimit nëpërmjet Bima Sugam tek individët.
Bima Sugam do t’i duhet afërsisht një kapital prej 10.4 milionë dollarë. Pritet që aksionerët e kësaj platforme do të jenë kompanitë e sigurimeve.
Kjo platformë online do të dixhitalizojë operacionet e sigurimeve, duke përfshirë policat elektronike të sigurimeve dhe do të mundësohet që çdo policëmbajtës të ketë një llogari online për sigurimet dixhitale.