15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMiratohet pa votim liberalizimi i vizave për Kosovën

Miratohet pa votim liberalizimi i vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian miratoi këtë të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, tha se nuk ka asnjë kundërshtim për miratimin e vizave për Kosovën, prandaj dhe ky proces u bë pa votim.

“Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha Metsola.

Pritet që nesër, më 19 prill, të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

Këshilli i ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar.

Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat