Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni.
Projektligji u miratua këtë javë në qeveri dhe pritet që në fillim të vitit të ardhëm të miratohet në Parlament.
Por kush përfiton?
– Personat që kanë punuar në kooperativat bujqësore nga mosha 18 vjeç deri në shpërbërjen e kooperativave në gusht ‘91.
– Ata që kanë punuar në ndërmarrjet bujqësore nga mosha 18 vjeç deri në vitin ‘92 kur u shpërbënë këto ndërmarrje.
– Si dhe ata që kanë punuar në ish-ndërmarrjet shtetërore nga mosha 18 vjeç deri në datën 1.10.1993 kur ndryshoi koncepti kontributiv.
Por ka dhe kritere për të verifikuar deklaratën që do të bëjë çdo individ përfitues i kësaj nisme.
Koncepti i ligjit është deklarativ, ka disa element në parim për personat që kanë punuar në kooperativa apo ndërmarrjet bujqësore. Çdo aplikim do të vlejë për ata që kanë qenë me vendbanim në atë zonë ku operonte kooperativa. Pra kriter do të jetë koncepti i vendbanimit.
Me hyrjen në fuqi të ligjit, përfitues do të jenë edhe ata qytetarë që janë në proces animimi administrativ dhe gjyqësor.
Në total përfitues pritet të jenë 30 mijë individë.