25.5 C
Tirana
Wednesday, September 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshilla“Minuti i artë”/ Çfarë duhet të bëjmë në rast aksidenti, djegie apo...

“Minuti i artë”/ Çfarë duhet të bëjmë në rast aksidenti, djegie apo të fikëti

I konsideruar “minuti i artë”, ndihma e parë është thelbësore për të shpëtuar jetën e një personi në rastet e aksidenteve, plagosjeve, djegieve apo të fikëtit.

A2 CNN ishte pranë Kryqit të Kuq ku bisedoi me punonjësit e këtij institucioni, të cilët demonstruan nga afër sesi duhet të veprojmë në rastet e plagosjeve me armë, aksidenteve, djegieve dhe të fikëtit.

 

Sipas ekspertëve, ajo që nuk duhet të bëjmë është dhënia e medikamenteve, transporti me makina personale apo marrja e kompetencave të mjekut.

 

Sipas tyre, situata për dhënien e ndihmës së parë ka ndryshuar pasi shoqëria është sensibilizuar falë edhe trajnimit që bëhet para marrjes së patentës.

 

“Deri në momentin që vjen mjeku ne duhet të mbajmë gjallë personin”.

 

Çanta duhet të jetë e plotësuar me të gjitha materialet e dhënies së ndihmës së parë.

 

“Gazra sterile, fasho llastiku, doreza. Medikamente është e ndaluar që të mbahen në çantën e ndihmës së parë, kjo është kompetencë e mjekut. Nuk duhet të sugjerohen ilaçe në ndihmën e parë”, .

 

Ndërkohë punonjësit e tjerë shfaqën mes shembujve sesi duhet të reagohet për dhënien e ndihmës së parë.

 

Hemorragjia

 

“Në një plagë hemorragjike gjëja e parë është ti afrohemi një të plagosuri, t’i prezantohemi. Gjëja e parë është vendosja e një garze sterile te pjesa e plagës. Pastaj fashojmë dorën. Nëse ka ende gjakderdhje vendosim një tamponim të dytë. Nëse vijon gjakderdhja, do të vendosim një torniket te krahu për të bllokuar arterien kryesore te krahu dhe gjakderdhja ndalon”.

 

Plagosja me armë zjarri

 

“Hyn te plagët hemorragjike. Nëse zona është e sigurt. Nëse agresori nuk është aty, është e domosdoshme të ndërhyjmë dhe të ndalojmë gjakderdhjen”.

 

Djegia

 

“Gjëja e parë dhe e vetme që bëjmë, është hedhja e ujit për 20 minuta, uji do ta freskojë, do parandalojë skuqjen, ënjtjen. E freskojmë vazhdimisht me ujë dhe më pas e mbulojmë se ka mundësi të infektohet. Marrim copa që duhet t’i lagim dhe mbulojmë plagën e djegies dhe freskohet me ujë”.

 

Të fikëtit

 

“Paniku na pengon të veprojmë. Me dijet vjen dhe qartësimi. Në momentin e parë është kontrolli i vetëdijes, pasi e prekim, e kontrollojmë me zë, e pickojmë. Nëse reagon ndaj dhimbjes, ngremë kokën lart, më pas vjen kontrolli i frymëmarrjes. Më pas kalojmë te pozicioni anësor i qëndrueshëm për të mbajtur kokën lart dhe kontrolluar frymëmarrjen. E kthejmë personin në 90 gradë dhe vijojmë të kontrollojmë frymëmarrjen. Në rastet kur nuk ka shenja frymëmarrje kalojmë te masazhi kardiak; 30 shtypje në kraharor, dy frymëmarrje”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat