21.5 C
Tirana
Wednesday, October 15, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet3,000 lekë që të kursejnë mijëra euro, çfarë është dhe si funksionon...

3,000 lekë që të kursejnë mijëra euro, çfarë është dhe si funksionon MINIKASKO e SIGAL IG

Prej më shumë se një dekade, SIGAL Insurance Group ofron në tregun shqiptar siguracionin MINIKASKO, një produkt praktik dhe i leverdishëm.

Çfarë është MINIKASKO?

Ky siguracion aktivizohet vetëm kur aksidenti ndodh mjet me mjet, në lëvizje dhe në rrugë automobilistike, rrethana këto që përbëjnë shumicën e aksidenteve rrugore.

Siguracioni i detyrueshëm TPL mbulon dëmet që makina juaj i shkakton palës tjetër, ndërsa MINIKASKO mbulon dëmet në automjetin tuaj, pavarësisht nëse jeni fajtor apo jo. Kur blihet bashkë me TPL-në pranë SIGAL, MINIKASKO kushton vetëm 3,000 lekë.

Një shembull i thjeshtë:

Padashur, shkaktuat një aksident. Fajtori, pa dëshirë, ishit ju. TPL-ja do të paguajë dëmin e makinës përpara jush, por pjesa e përparme e makinës suaj është shtypur dhe dëmtuar rëndë. Ju duhet makina çdo ditë, për punën, për familjen dhe ende po e paguani me kredi. Si do t’ia bëni për të siguruar 3,000 euro, që duhen për ta rikthyer në gjendje normale?

Nëse do të kishit blerë MINIKASKO për vetëm 3,000 Lekë, SIGAL do t’ju dëmshpërblente menjëherë. Polica MINIKASKO, kur TPL-në e keni te SIGAL, kushton vetëm 3,000 Lekë dhe mbulon dëmin e mjetit tuaj.

Historiku i suksesit
Në më shumë se 10 vjet, mbi 2,500 klientë janë dëmshpërblyer me mbi 2 milionë euro nga MINIKASKO. Vetëm në 8 muajt e parë të këtij viti, SIGAL ka paguar 250 mijë euro për 96 klientë, në kohë rekord.

Me vetëm 3,000 lekë, mund të përfitoni deri në 10,000 euro dëmshpërblim, një raport i shkëlqyer përfitimi, 1 me 333.

Përfitim tjetër i MINIKASKO është se nëse jeni i dëmtuar nga dikush tjetër, SIGAL ju paguan menjëherë dhe më pas rikuperon shumën nga kompania tjetër. Kjo tregon përkushtimin për t’u kursyer klientëve kohë, stres dhe sorollatje.

Bli tani online në sigal.com.al ose në çdo zyrë të SIGAL Insurance Group në të gjithë vendin.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat