Në një treg që lëviz me shpejtësi, automjeti është mjet pune, mjet familjar dhe mjet jetese.
Sigurimi i këtij automjeti në formën duhur bën diferencën mes stresit dhe qetësisë, suksesit dhe dështimit, lëvishmërisë dhe t’u ndalurit.
SIGAL Insurance Group, u qëndron pranë klientëve të vet me produkte që mbrojnë realisht vlerën e investimit.
MINIKASKO, sigurimi praktik, ekonomik dhe efikas, që ofron mbulim për dëmet që ndodhin në rrugë, edhe kur faji është i drejtuesit të mjetit, është prova më e mirë e këtij angazhimi.
Kush e ka më shumë nevojë për MINIKASKO?
-
Shoferët e përditshëm që përdorin makinën çdo ditë për punë, familje apo udhëtime, të cilët padashur mund të shkaktojnë një aksident. Një aksident i vogël mund të paralizojë përditshmërinë e tyre, sepse TPL-ja, siguracioni i detyrueshëm, mbulon vetëm dëmet në palë të treta, por automjeti shkaktar duhet ribërë me shpenzime vetjake. MINIKASKO u jep mundësinë të rikthehen menjëherë në rrugë.
-
Shoferët e rinj, që ende nuk kanë eksperiencën e plotë në trafik dhe përballen më shpesh me dëmtime të pjesshme, për vetëm 3,000 lekë, sigurojnë qetësi dhe mbrojtje financiare deri në 10,000 euro dëmtime materiale në automjetin e tyre.
-
Bizneset dhe profesionistët që udhëtojnë shpesh me mjetin personal, këtu përfshihen: përfaqësues shitjesh, teknikë, agjentë apo menaxherë që nuk mund të humbasin ditë pune për shkak të një dëmtimi, për të cilin u duhet të grumbullojnë 1, 2, 3, 4 mijë euro për ta rikuperuar dëmin. Me MINIKASKO nuk është nevoja, sepse dëme deri në 10 mijë euro, nëse aksidenti ndodh mjet me mjet, në lëvizje dhe në rrugë automobilistike, mbulohen më së miri.
-
Familjet me një mjet të vetëm, për të cilat makina është mjeti kryesor i lëvizjes. Çdo ditë pa makinë sjell vështirësi, ndaj mbulimi i menjëhershëm nga SIGAL është garanci për vazhdimësinë e jetës së përditshme.
-
Pronaret e makinave të përdorura dhe me të ardhura të kufijëzuara që kërkojnë një mbrojtje të arsyeshme për dëmtime të zakonshme, pa paguar çmimin e plotë të një siguracioni Kasko.
Pse MINIKASKO është zgjidhja më e zgjuar?
Sepse me vetëm 3,000 lekë, kur TPL-në e keni te SIGAL, ju përfitoni një mbulim që në rast aksidenti mund të arrijë deri në 10,000 euro. Siguracioni mbulon dëmet që ndodhin mjet me mjet, në lëvizje dhe në rrugë automobilistike, pra pikërisht rastet më të zakonshme të aksidenteve.
Vetëm në 8 muajt e parë të këtij viti, SIGAL Insurance Group ka paguar 765 milionë lekë dëme motorike, prej të cilave 250 mijë euro vetëm për klientët e MINIKASKO – dëshmi konkrete e seriozitetit dhe korrektesës me të cilën SIGAL u qëndron pranë drejtuesve të mjeteve.
Arsyet për të zgjidhur MINIKASKO
Në më shumë se një dekadë, mbi 2,500 klientë janë dëmshpërblyer me mbi 2 milionë euro, sepse SIGAL nuk është vetëm një kompani sigurimesh, është një partner i besueshëm në “çdo kilometër” të jetës suaj.
Bli tani online në sigal.com.al ose në çdo zyrë të SIGAL Insurance Group në të gjithë vendin dhe mos e lër asnjë aksident të vogël të të ndalojë.
MINIKASKO është sigurimi ideal për ata që nuk duan të ndalen