20.5 C
Tirana
Thursday, September 25, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMinatori i katërt që humb jetën në minierat e Bulqizës për këtë...

Minatori i katërt që humb jetën në minierat e Bulqizës për këtë vit: nevoja e ngutshme për sigurim nga aksidentet në punë

Një aksident me pasojë vdekjen e një minatori u shënua të mërkurën, rreth orës 11:30, në minierën e Bulqizës. Viktima, një 38-vjeçar, ka humbur jetën gjatë punës në galeritë e minierës.

Ky aksident përbën ngjarjen e katërt me pasoja fatale në sektorin minerar në zonën e Bulqizës dhe Klosit gjatë këtij viti.

Vetëm një muaj më parë, një 66-vjeçar humbi jetën teksa punonte në një nga galeritë e kromit në Bulqizë.

Gjithashtu disa muaj më parë edhe një punëtor i ri humbi jetën teksa punonte në një fabrikë pasurimi kromi në Klos, ndërsa trupi i tij u gjet vetëm pas disa javësh kërkimesh intensive, ku morën pjesë banorët e zonës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës.

Referuar të dhënave zyrtare, pas ndërtimit, sektori i minierave mbetet ndër më të rrezikshmit, duke përbërë rreth 18 % të aksidenteve të raportuara në punë për vitin 2024.

SIGURIMI NGA AKSIDENTET NË PUNË 

Rrethanat ekonomike të familjes së minatorit të ndjerë nuk dihen. Por humbja e një familjari është goditje emocionale dhe financiare.

Nëse i ndjeri ka qenë burimi kryesor i të ardhurave dhe nuk ka qenë i siguruar, familja, përveç dhimbjes, përballet edhe me vështirësi ekonomike.

SIGAL IG apelon prej kohësh që me vetëm 6,000 lekë në vit, familjet mund të sigurohen për dëmshpërblime deri në 6,000,000 lekë në rast humbjeje jete.

Ky është një çmim minimal për një përfitim të madh. Punonjësit dhe pronarët, sidomos në vendet me risk, duhet ta kenë parasysh këtë mbrojtje jetike.

SIGURIMI NGA AKSIDENTET NË PUNË në SIGAL është zgjidhja e duhur ndihmuese në këto raste

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat